Me ligj kundër qeverive megalomane, alla Haradinaj! Qeveria nuk mund të ketë më 80 zëvendësministra!

Politika

Me ligj kundër qeverive megalomane, alla Haradinaj! Qeveria nuk mund të ketë më 80 zëvendësministra!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 1 janar 2022 Në ora: 20:52
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj - Ilustrim "Bota sot"

Qeveria e AAK-së, sa ishte në pushtet kishte marrë vendim për rritje të pagave në institucione të larta dhe e kishte rritur jashtëzakonisht shumë numrin e ministrive, dhe për çdo ministri kishte së paku tre zëvendësministra.

Për këtë rritje të jashtëzakonshme të numrit të ministrive, që çoi edhe në rritjen e stafit politik, dhe të shpenzimeve të Qeversë, Ramush Haradinaj, që ishte në krye të saj, u kritikua shumë. Madje u bë neveritëse kjo sjellje e tij dhe e koalicionit PAN.

Në këtë kontekst veçmas, u pa me shumë rëndësi krijimi i një ligji për Qeverinë, i cili do të pengonte një vendmarrje të atillë kaq të gabueshme, pasi Kosova qe bërë më njërën prej qeverive me numrin më të madh të ministrive në botë.

Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 202, në të cilën e ka miratuar Ligjin për Qeverinë. Nisma dhe debate për një ligj për qeverinë ka pasur prej vitesh, që nga pavarësimi i vendit, dhe edhe më parë.

“Kemi miratuar Projektligjin për Qeverinë e Kosovës sipas së cilit do të përcaktohet përbërja, mandatet dhe kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat