“Nuk shkohet n’Evropë tu pushu”/ Muhamet Kelmendi jep një zgjidhje për festat që bien në fundjavë

Politika

“Nuk shkohet n’Evropë tu pushu”/ Muhamet Kelmendi jep një zgjidhje për festat që bien në fundjavë

Nga: A.Z Më: 7 janar 2022 Në ora: 22:16
Muhamet Kelmendi

Avokati Tomë Gashi përmes një shkrimi në facebook ka kërkuar nga qeveria Kurti të ndryshohet urgjentisht Ligji për festat zyrtare.

Gashi thotë se festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë punë në raste kur ato bien në fundjavë, përcjell “Bota sot”.

“Kërkesë Qeverisë Kurti

U LODHËM TU PUSHU! Qeveria më e mirë, qeveria e Albin Kurtit do të duhej që urgjentisht të bëj ndryshimin e Ligjit për Festa Zyrtare. Festat zyrtare të mos zëvendësohen me ditë pune në raste kur ato bien gjatë fundjavës (vikendit).

Ditë pushimi të jetë vetëm dita kur i bie festa dhe jo domosdoshmërisht të ndërlidhen me ditë të tjera. Dita e Evropës duhet të hiqet si ditë pushimi, përderisa në Evropë në këtë ditë punohet. Nuk shkohet n’Evropë tu pushu. Shteti më i varfër në Evropë me më së shumti ditë pushimi. U LODHËM TU PUSHU!”, ka shkruar ai.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, e quan mendim të qëlluar, sipas tij, nëse dita e festës bie të ditë pushimi, atëherë ajo nuk duhet të zëvendësohet me ditët e para të punës.

“Është një mendim parimisht i qëlluar. Mirëpo, janë rastet kur festat binë në të dielen dhe këtu kudo në UE ka pushim. Dita e tillë zëvendësohet me ditën e parë të punës. Nuk zëvendësohet në UE dita e shtunë. Nëse dita e festës bie në të shtune, ajo nuk zëvendësohet me ditën e parë të punës. Kosovën e mundojnë shumë festa. Ato fetare që janë diku katër festa të ndryshme për çdo fe në vit. Kjo krijon ditë të shumëta të pushimit dhe këtu pastaj është krijuar një çrregullim të përgjithshëm”, theksoi Kelmendi.

Tutje ka shtuar se në vendin tone nuk ka system që ndalon këto festa, por vetëm duhet ndryshuar në ditën e zëvendësimit të festive.

Madje sipas Kelmendit, ai thekson se e rëndësishme është të shihen edhe festat fetare.

“Mirëpo, këto festa nuk mund të ndalohen. Në Kosovë nuk kemi sistem komunist që të ndalohen festimet me ligj. Festat lejohen dhe ato duhet të përshëndeten. E vetmja është zëvendësimi i ditës së festës në të dielen. Këtu nuk ka zëvendësim. Festat janë të rregulluara me ligj. Atë duhet ndryshuar në ditën e zëvendësimit të festave. Natyrisht se është me rëndësi të shihen edhe festat fetare dhe kombëtare. Mirë është të kemi reduction”, tha ia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat