Jo skamja dhe papunësia/ Analisti: Kjo është arsyeja e largimit të të rinjve nga Kosova

Politika

Jo skamja dhe papunësia/ Analisti: Kjo është arsyeja e largimit të të rinjve nga Kosova

Nga: A.SH Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Kritikat e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj drejtuar kryeministrit Albin Kurti për ikjen e qytetarëve nga vendi kanë ngjallur shumë diskutime.

Krejt kjo ndodhi pasi muajin e kaluar kanë aplikuar për vizë në ambasadën e Gjermanisë mbi 56 mijë qytetarë. Kjo shifër është konsideruar si alarmante.

Analisti Ruzhdi Peçani ka thënë se, shkak për këtë nuk janë vetëm papunësia e skamja po edhe qeverisjet e shkuara si PDK, LDK ,AAK dhe NISMA.

“Numri më i madh nga ata, që marrin rrugën e migrimit, arsye parësore nuk ishte vetëm papunësia dhe skamja, po dëshpërimi në shtetin e Kosovës, qeverisjet e shkuara (PDK, LDK ,AAK dhe NISMA). Nuk ishte një sistem i cili vlerësonte dhe shpërblente arsimimin, profesionalizmin dhe punën, pse jo edhe një mosbesim me aversion ndaj këtyre elitave politike korruptive,.. rinia kishte humbur besimin se gjërat mund të shkojnë drejtë një prosperiteti dhe të një mirëqenie”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, edhe pse në perëndim shumica e të rinjve bëjnë jetë më të vështirë, prapëseprapë mbesin me shpresë së bëhet më mire, sepse në vendin e tyre kanë humbur shpresat.

“Në Gjermani dhe shtete tjera evropiane, nga ku shumica bëjnë jetë më të vështirë se në atdheun e tyre, megjithatë mbeten me shpresë se do bëhet më mire. Në Kosovë shpresa ishte e humbur. Çështja e migrimit dhe papunësisë, vlerësohet, se është e minimizuar nga autoritete e vendit, këtë e kishte shpreh edhe kryeshefi i Agjencionit të statistikave të Kosovës z.Shala”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat