Të kërcënuar dhe të shantazhuar, ish-pushtetarët bënë gabime trashanike në dëm të shtetit/ Ky rrezik i kanoset Kosovës në dialog, kërkohet ndihma e SHBA-së

Politika

Të kërcënuar dhe të shantazhuar, ish-pushtetarët bënë gabime trashanike në dëm të shtetit/ Ky rrezik i kanoset Kosovës në dialog, kërkohet ndihma e SHBA-së

Nga: M.L. Më: 12 janar 2022 Në ora: 17:02
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, do të jetë Jeffrey Hovenier.

Të hënë ai ka dorëzuar letrat kredenciale te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në fjalën e rastit Ambasadori Hovenier ka thënë se në Kosovë ka ende punë për të bërë dhe se e ardhmja e shtetit është në duar të udhëheqësve.

Hovenier si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nominuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, në korrik të vitit 2021.

Dialogu me Serbinë është sfida kryesore me të cilën pritet të përballet Kosova, përgjatë kësaj periudhe ku ambasador i SHBA-së do të jetë Jeffrey Hovenier.

ShBA ka luajtur gjithmonë rol të rëndësishëm në proceset politike të Kosovës, andaj edhe kësaj radhe roli i saj në dialogun Kosovë Serbi, përkatësisht përmbylljen e marrëveshjes po konsiderohet të jetë kyç.

Image
Hafiz Shala

Shala: Ambasadori Hovenier në ditën e parë të fillimit të punës së tij, i dha disa mesazhe

Lidhur me këtë temë, gazeta “Bota sot” ka biseduar me Hafiz Shalën, publicist dhe veprimtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e po ashtu anëtar i bordit drejtues të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Shala ka thënë se Presidenti Biden me caktimin e doajenëve të diplomacisë amerikane, tregon se ka aq shumë njohuri për Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit.

“Presidenti Biden me caktimin e do të thosha, doajenëve të diplomacisë amerikane, i cili, para se gjithash ai personalisht si Senator dhe Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, ka aq shumë njohuri për Dardaninë dhe shtetet e Ballkanit dhe më gjerë sepse, është i kyçur direkt në këto probleme më një histori të gjatë të marrëdhënieve historike shekullore në armiqësi sa që edhe ambasadori Hovenier, Critopher Hill e Escobar, si bashkëpunëtorë të kahershëm në të gjitha proceset, qe nga vendimi për bombardimin e Serbisë më forcat e NATO-s, proceset post çlirimit, tranzicionit e deri të shpallja e pavarësisë, janë në rrjedha dhe kanë njohuri të mjaftuara”, u shpreh Shala.

Sipas tij, Presidenti Biden, si bashkëpunëtor i Lobit Shqiptar në SHBA, ka qene i kyçur dhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në vendimmarrjet esenciale për shtetin e Dardanisë.

Ambasadori Honevier, për ata te cilët do t’i lexojnë veprimet e tij që në ditën e parë të fillimit të punës së tij, i dha disa mesazhe:

Vizita të varri i ish Presidentit Rugova, arkitektit të pavarësisë dhe ideatorit të porosisë historike rreth marrëdhënieve të përjetshme më SHBA-në edhe pushtetit e edhe opozitës ua beri më dije se, filozofia e tij është e pa vdekshme dhe aktuale, prandaj, fjalët boshe e demagogjike nuk do te zënë vend.

Takimi i ngrohtë më Presidenten zonjën Vjosa Osmani, me Kryeministrin zotin Albin Kurti, jep shenja të një marrëdhënie dhe respekt ndaj të zgjedhurve të popullit.

Demokracia amerikane, e njeh sovranin si sovran, mbi të gjitha vendimet sipas vullnetit dhe dëshirës se tij, prandaj, deri në momentin largqoftë të ndonjë “riorientimi” të gabuar ata donë të jenë pran nesh dhe me neve”, thekson ai.

SHBA-së mund t`i humbë durimi

Ai ka thënë se tani mbetet në ndërgjegjen e shtetit se si të veprohet me dialogun dhe marrëdhëniet pozitë-opozitë pasi SHBA-së mund t`i humbë durimi.

Tani, na mbetët në mendjen dhe ndërgjegjen tonë se si do të veprojmë kur është pyetje, dialogu më Serbinë, marrëdhëniet e brendshme të cilat janë ç`akorduar deri në ekstrem, pozitë opozitë, të cilat duhet të lexohen për toke sepse, miku i ynë shpëtimtari dhe themeluesi i shtetit tonë, nuk do të na durojë dhe respektojë nëse ne tentojmë t’ia “heqim kokat” njëri tjetrit dhe kjo duhet të marrë fund.

Mendoj se zoti Honevier, është i inkurajuar më luftimin e korrupsionit si një ndër pengesat për lëvizje përpara të Dardanisë në liberalizimin e vizave, njohjeve të reja, zhvillimeve ekonomike, funksionimi i drejtësisë së pavarur dhe të barabartë për të gjithë.

Liria e shtypit, angazhimi më i madh i shoqërive civile, prioriteti i gjinisë femërore, ani pse ka rezultate fillestare e kështu më radhë”, ka potencuar Shala.

“Hapa të gabuar nga ish pushtetarët të cilët kanë udhëhequr në rrethana të kërcënimit dhe shantazhit

Sipas tij, Qeveria, duhet te jetë transparente dhe e hapur ndaj opozitës dhe duhet t`ia bëjë me dije Ambasadorit çështjet që janë në kundërshtim me interesat e shtetit dhe funksionimit normal të shtetit të Kosovës.

“Duhet t’ia bëjë me dije Ambasadorit Honevier se janë marrë disa hapa të gabuar nga ish pushtetarët të cilët kanë udhëhequr në rrethana të kërcënimit dhe shantazhit prandaj, duhet një mirëkuptim i sinqertë, që shteti i Dardanisë të jetë shtet sovran më tërësi territoriale, sipas shpalljes së pavarësisë së vitit 2008 dhe ajo që është çështje kyçe e që për Dardaninë është e rrezikshme, Asociacioni një-etnik i komunave me shumicë serbe.

Senatori Bob Mendez, një ngerihnë të tillë artificiale në një takim më Lobin Shqiptar ne SHBA, e pat quajtur si u shpreh ai “ Reqetë katasrofale”.

Vërtetë, ashtu edhe është. Prandaj, pushteti i të gjitha niveleve duhet të jetë i qartë dhe zotit ambasador t’ia thotë të vërtetën dhe pasojat, të cilat mund të jenë në një periudhë të gjatë”, u shpreh Shala.

Prandaj, tha se po ashtu duhet të insistohet që Serbia të quhet me emër e mbiemër, shtet kriminal i cili nuk pendohet për krimet dhe gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Dardanisë.

“Dua te shpresoje që, Ambasadori Honevier, do të jetë i sinqertë dhe i pa luhatshëm ndaj politikes së Administratës Presidentit Biden dhe i atij personalisht”, nënvizoi ai.

Shala: Hovenier është besuari dhe zbatuesi i politikës se Presidentit Joe Biden

Tutje veprimtari nga SHBA foli për punën e mëparshme të Ambasadorit Jeffrey Hovenier, duke thënë se ai është besuari dhe zbatuesi i politikës se Presidentit Joe Biden ndaj Republikës së Kosovës.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga grupi i ambasadorëve karriere me përvojë i cili ka shërbye në disa shtete si: Kroaci, Panama, Greqi, Gjermani Paraguay dhe në Ankara, Turqisë, zoti Honevier ka ushtruar edhe shumë detyra dhe poste, qoftë diplomatike, të sigurisë dhe misionet e ndryshme të paqes dhe sigurisë të Bashkimit Evropian, pjesëmarrës në bisedimet e Rambujes, dhe anëtar i Ekipit të Kombeve të Bashkuara bashkë më ish Presidentin e Finlandës, Marthi Athisari duke e përpiluar “Planin e Athisarit” duke e shtruar rrugën drejtë pavarësisë së Dardanisë.

Prandaj, populli i Dardanisë siç u shpreh ai gjatë këtij dëgjimi, kurrë nuk e harroi rrolin e Amerikës gjatë gjithë kësaj periudhe deri më sot”, shtoi Shala.

Sipas tij, duke i përcjellë zgjedhjet demokratike në shkurt të vitit 2021, se Qeveria e re mor përkrahjen e bindshme për një mandat, jep shpresë se marrëdhëniet SHBA-Kosovë të jenë pozitive e produktive.

“I jam mirënjohës përgjigjes pozitive të popullit dhe qeverisë së Dardanisë për pranimin e refugjatëve afgan përkohësisht, 2000 nga ata të cilët edhe ishin shërbyes të Qeverisë Amerikane dhe gircave të NATO-s, duke i rrezikuar edhe jetët e tyre.

Nëse konfirmohem, siç u shpreh ai gjatë dëgjimit, përpos tjerave, do të angazhohem rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Dardani-Serbi siç e nënvizoi edhe Presidenti Biden, “duhet të vijë deri të njohja reciproke”.

Normalizimi është esencial për stabilitetin dhe sigurimin e rajonit duke ua mundësua të dy shteteve në integrimin në institucionet Euro- Atlantike.

Nëse konfirmohem, do të inkurajojë Dardaninë t’i bashkohet në mënyrë konstruktive, fleksibile dhe me urgjencë në këto institucione Euro-Atlantike.

Ne, iu kemi përgjigjur kërkesave të Dardanisë për ndihma siç ishin 500.000 doza të vaksinave Phizer ndër ndihmat më të mëdha të kësaj natyre.

Nëse konfirmohem, do ta përkrahu qeverinë e qytetarëve të Dardanisë kur është në pyetje, institucionet e pavarura të drejtësisë, rregullat e ligjit dhe luftën e pa kompromis rreth korrupsionit.

Dhe në fund, nëse konfirmohem, unë do ta përkrah Forcën e Sigurisë së Dardanisë, duke i zhvilluar si forcë multietnike, pjesëmarrje në forcat e përbashkëta të ushtrime e të NATO-s. Duke e zhvilluar ketë forcë të sigurisë në bashkëpunim më forcat e SHBA-ve, kjo forcë e sigurisë do të shndërrohet në siguri të shtetit të saj”, tha Hafiz Shala duke iu referuar deklaratave të Ambasadorit të ri.

Rroli esencial i SHBA-së në ndërtimin e shtetit të Kosovës

Më tej, ai u shpreh se përvoja e si diplomat e Ambasadorit Hovenier në shumë vende problematike në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndër-fqinjësore, e dallon për përkushtimin, guximin rreth adresimit të problemeve haptas dhe pa ekuivoke.

“Kjo na bënë të shpresojmë se këto tipare të një diplomati me përvojë t’i përdorë dhe zbatojë në bisedimet Dardani-Serbi, bashkë me Pablo Eskobarin i caktuari i Presidentit Biden si ndërmjetësues në këto bisedime, duke i pasur parasysh edhe përvojat e tij si dhe njohuritë të cilat i posedojnë të dytë sa i përket problemeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, nënvizoi Shala.

Ai rikujtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rrol esencial pas shkatërrimit të Ish Jugosllavisë dhe ndarjes se ish republikave në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, duke parandaluar spastrimin etnik nga regjimi i Millosheviqit.

Prandaj, qëllimi ishte të mbrohet populli i Dardanisë duke ua mundësuar themelimin e një shteti multietnik demokratik dhe sovran”, përfundoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat