Pse i frikësoheshin komandantët zbardhjes së krimeve të Serbisë në Kosovë!/ E shuan Institutin për faktimin e gjenocidit!

Politika

Pse i frikësoheshin komandantët zbardhjes së krimeve të Serbisë në Kosovë!/ E shuan Institutin për faktimin e gjenocidit!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 13 janar 2022 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Kush duhet të jap llogari, që 22 vjet pas luftës Kosova nuk e ka bilancin e luftës me Serbinë, faktimin e krimeve serbe, gjenocidit, etnocidit, kulturocidit, dhe të gjitha krimeve që janë kryer nga regjimi i Millosheviçit në luftë dhe para saj.

Është e habitshme, se grupimi i atyre që e morën thuaja çdo meritë për luftën, kurrë nuk u sollën seriozisht me pasojat që i shkaktoi Serbia.

Krijimi dhe mbyllja e Institutit

Vetëm 12 vjet pas përfundimit të luftës, Qeveria e kryesuar aso kohe nga Hashim Thaçi, e themeloi Institutin për krime lufte. Në vitin 2018 çuditërisht nga po e njëjta nomenklaturë, tashmë kur në krye të qeverisë ishte Ramush Haradinaj, ndërsa president Hashim Thaçi. Në Ministrinë e Drejtësisë ishte formuar Divizioni për Drejtësi Tranzicionale, i cili është dashur ta vazhdojë punën e institutit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat