Zgjohet ‘djalli’ serb, duan gjak shqiptari, luftëra dhe kryqëzata!

Politika

Zgjohet ‘djalli’ serb, duan gjak shqiptari, luftëra dhe kryqëzata!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 13 janar 2022 Në ora: 11:11
Ilustrim

Ballkani i tensionuar sërish. Serbët siç duket do të jenë promotorët e një lufte të re. Jehona e vullnetit për luftë të përgjakshme është shprehur sërish. Jo më vetëm nga qytetarë të thjeshtë, por edhe nga njerëz trupa të uniformuara serbe në Republikën e Bosnje Hercegovinës, përkatësisht në entitetin e Republikës Serbe.

Njësitë ushtarake formacione të rregullta që po konsiderohen paramilitare, pasi po paraqiten si ushtri e Republikës Serbe, dhe jo të Bosnjës, kanë marshuar të dielën nëpër rrugët e Banja Llukës, kryeqytetit të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, ku këndonin këngë ultranacionaliste serbe.

Një frymë lufte e paparë, që synon ta ndezë jo vetëm Bosnjën, por edhe Kosovën.

“Serbë ka aq shumë sa ka edhe gjethe, nuk ka më komunistë. Për kryq, për kryq, Nemanjiq, për lavdi, për lavdi, Obiliq”, këndonin ata.

Po ashtu kjo ngjarje zhvillohej në prani liderit të kësaj Republike Milorad Dodikut dhe ambasadorit rus, ndërsa pas tyre qëndronin edhe kriminel të luftës, si Viko Pandureviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat