EULEX dështoi, “peshqit e mëdhenj’ përfundojnë në Hagë/ Do të ndodhin arrestime të reja

Politika

EULEX dështoi, “peshqit e mëdhenj’ përfundojnë në Hagë/ Do të ndodhin arrestime të reja

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 13 janar 2022 Në ora: 13:15
Foto ilustrim "Bota sot"

Lëndët e quajtura si ‘peshqit e mëdhenj’ ende nuk janë hetuar dhe gjykuar nga drejtësia në Kosovë e as nga Eulex-i.

Ish-kryetari i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons, kishte thënë para Komisionit të Parlamentit të Kosovës se misioni europian synonte largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike. Por, EULEX-i i kishte hedh poshtë deklaratat e tij.

"Pasi u emërova shef i gjyqtarëve, u takova në Prishtinë me shefin e operacioneve civile Kenneth Dean. Gjatë këtij takimi të parë në zyrat qendrore të misionit, ai ma bëri shumë të qartë qëllimin e misionit, që të largojë nga jeta politike personat, që ai i përshkroi si "peshq të mëdhenj”. Gjatë asaj bisede ai më tha se, dhe po e citoj "pres të shoh gjyqtarët e EULEX-it që të dënojnë ata që akuzohen nga misioni”. Gjyqtarët e EULEX-it në fjalët e tij priteshin të luanin rolin e tyre për të siguruar suksesin e misionit. Për mua ishte e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve”, tha Malkolm Simmons.

Pas raportimit të Simmons para Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Kosovës, reagoi misioni EULEX-i.

"Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar, ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX, gjë që ka për qëllim t'u shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vetë BE-së”, thuhej ndër të tjera në reagimin e EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat