Ardhja e ambasadorit amerikan Hovenier e jashtëzakonshme për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës!

Politika

Ardhja e ambasadorit amerikan Hovenier e jashtëzakonshme për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 16 janar 2022 Në ora: 13:30
Ambasadori i ri amerikan, Jeffry M. Hovenier

Ambasadori i ri amerikan Jeffry Hovenier e mori detyrën në Kosovës, i ngazëllyer për të shërbyer këtu në vendin e tij të përzemërt, duke sjellë mesazhe të fuqishme se Kosova është në duar të sigurta, ndërsa edhe populli është në duar të sigurta të institucioneve që ka zgjedhur.

Ai nuk hezitoi që përshëndetjen e tij ta bëjë në shqip, ndërsa po takohej me presidenten Osmani, për të dorëzuar kredencialet.

Hovenier ishte emëruar në këtë post nga Presidenti Joe Biden, ndërsa më 18 nëntor është konfirmuar unanimisht nga Senati i SHBA-së. Ish ambasadori Kosnet, kishte mandat deri në fund të vitit, por ishte larguar disa muaj më parë, detyrën e tij e kreu zëvendësi i tij, Nick Giacobbe.

Po ashtu, Hovenier ka luajtur një rol të rëndësishëm në negociatat, të cilat dërguan përfundimisht në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Hovenier është zotuar se do ta ketë prioritet vazhdimin e mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike.

Ambasadori Hovenier, ka premtuar që epiqendra e dialogut me Serbinë do të jetë “njohja reciproke”, ashtu siç e ka përcaktuar presidenti Biden.

Lidhur me atë se çfarë do të pritet gjatë mandatit të tij, për “Bota sot”, kanë folur edhe disa njohës të çështjeve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat