“Nuk janë ato qeveritë që pranonin gjithçka për asgjë”/Analisti: Vendimi i djeshëm, një nga më të mirët në Republikën e Kosovës

Politika

“Nuk janë ato qeveritë që pranonin gjithçka për asgjë”/Analisti: Vendimi i djeshëm, një nga më të mirët në Republikën e Kosovës

Nga: A.Z Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:51
Kuvendi i Kosovës

Parlamenti i Kosovës miratoi të shtunën një rezolutë që ndalon serbët etnikë të votojnë në Republikën e Kosovës në referendumin kombëtar të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Këtë vendim, analisti politik Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, e ka quajtur mësim për institucionet, duke e pasur parasysh që një votim i tillë do të binte në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ky është një mesim për të gjithë ata që kërkuan nga institucionet tona të lejohet referendum i Serbisë të mbahet në vendin tonë, duke e ditur se është në kundershtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e që për Bashkësinë Ndërkombëtare Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është asgjë, ajo mund të ndryshohet, shkelet sepse Serbia po kërkon ashtu”, thotë Krasniqi.

Image
Islam Krasniqi

Sipas tij, tani e ka kuptuar Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia, se Kosova është shtet dhe nuk janë ato qeveritë që pranonin gjithçka për asgjë.

“Ky veprim ua hapë sytë të tjerëve, se pa i thënë jo Serbisë ajo nuk pajtohet me realitetin. Dhe mos të harrojm se ndoshta është një nga vendimet më të mira të republikës së Kosovës dhe kështu mund të arrihet edhe më lehtë te marrëveshja në mes të dy vendeve”, ka potencuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat