“Mund të ndodhemi sërish para tragjedive”/ Qarri tregon rrezikun që po i kanoset Kosovës

Politika

“Mund të ndodhemi sërish para tragjedive”/ Qarri tregon rrezikun që po i kanoset Kosovës

Nga: A.SH Më: 16 janar 2022 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Ballkani është tensionuar sërish. Shteti destabilizues është Serbia.

Jo më vetëm nga qytetarë të thjeshtë, por edhe nga njerëz trupa të uniformuara serbe në Republikën e Bosnje Hercegovinës, përkatësisht në entitetin e Republikës Serbe.

Një frymë lufte e paparë, që synon ta ndezë jo vetëm Bosnjën, por edhe Kosovën.

Analisti Gani Qarri në një bashkëbisedim për “Bota sot” thotë se Kosova po e humb simpatinë e perëndimit.

“Në Kosovën e sotme, me këto gjëra të çuditshme konfrontohet përditë, mbarë bota, e cila edhe sot vijon ta mbrojë Kosovën nga invadimi serb, me ushtarë, staf administrativ dhe përfaqësuesit e vet shtetëror, frustrimi i të cilëve ka nis të reflektohet hapur në një numër të konsideruar shtetesh të huaja, dhe nuk është larg mendsh, që kjo të jetë njëra prej arsyeve kryesore, pse vetëm Kosova, edhe sot të mos gëzojë liberalizimin e vizave, pasi që vendet si Holanda, Belgjika, Franca etj, të cilat kanë edhe vet shumë probleme me ekstremizmin islamik, shohin publikisht orientimin e Kosovës drejt lindjes. Kështu që duke përcjellë me vëmendje zhvillimet, kundër vlerave evropiane, të cilat kanë marrë shumë hov në Kosovë, shteti okupator serb, e ka nuhatur mirë dëshpërimin e madh të atyre vendeve që bombarduan Serbinë, për të na çliruar neve si shqiptar nga okupimi serb, kështu që frikën e tyre, për ri-osmanizimin e përditshëm të Kosovës, në mes të Evropës, dëshiron ta përdorë edhe këtë mundësi që ia ka krijuar vet Kosova, për rikthimin e saj nën okupimin e Serbisë”, thotë ai.

Në fund, analisti specifikon se Kosova e ka në dorë të zgjedhë a do t`ia ofrojë mundësinë Serbisë, që në emër të rrezikut fetar, të riokupohet sërish apo do ta mbrojë lirinë dhe sovranitetin e vet, duke e ndarë shtetin nga feja dhe rivendosjen e sistemit laik.

“Pra sot, Kosova e ka vet në dorë, të zgjedhë se a do t`ia ofrojë mundësinë Serbisë, që në emër të rrezikut fetar, ta ri okupojë sërish vendin tonë, me miratimin e vet fuqive të mëdha të dëshpëruara me shqiptarët mosmirënjohës, apo do ta mbrojë lirinë dhe sovranitetin e vet, që e ka fituar me kaq shumë gjak e mundi, duke ndarë shtetin nga feja dhe rivendosjen e sistemit laik, në këtë pjesë të vogël, por të rëndësishme të Evropës, e cila pas gjithë ndihmës që na ka dhënë, vërtet nuk mund ti tolerojë përgjithmonë teket tona anakronike dhe anti-kohë, që nuk përkojnë me përkatësinë tonë kombëtare as gjeografinë ku jetojmë, si vend dhe popull autokton”, përfundon Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat