Flet profesori i gjeopolitikës nga Parisi / Ja si ndërlidhet fati i Kosovës dhe rajonit me fuqitë e mëdha!

Politika

Flet profesori i gjeopolitikës nga Parisi / Ja si ndërlidhet fati i Kosovës dhe rajonit me fuqitë e mëdha!

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 17 janar 2022 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Pavarësia e Kosovës e shpallur me 17 Shkurt 2008, ditë në të cilën edhe filluan njohjet masive nga shtetet e tjera. Por, ka kohë që janë bllokuar njohjet e reja, ndërsa problemi kryesor është mosnjohja nga pesë vendet e BE-së.

Deri më tani janë 116 shtete që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por janë pesë vendet anëtare të BE-së që janë kthyer në problem të integrimit të Kosovës, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja.

Përveç kësaj, gjatë kësaj kohe ndodhën edhe disa ç’njohje, për të cilën çështje analistët i fajësojnë qeveritë e kaluara, përkatësisht Presidencën Thaçi.

Së fundmi Athina po lëviz dukshëm drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Prishtinën, po ashtu njohja e Kosovës është kërkuar edhe në parlamentin e Spanjës.

Por, sa janë gjasat që Kosovën ta njohin pesë vendet që se kanë njohur ende, veçanarisht Greqia dhe Spanja, për këtë çështje për “Bota sot”, kanë folur disa njohës të çështjeve politike e strategjike.

“Faktor i rëndësishëm marrëdhënia Kosovë-Serbi”

Image
Mirsad Voca

Profesori i gjeopolitikës dhe ligjëruesi në Paris, Mirsad Voca, thotë se edhe pse kemi zbutje të qëndrimeve nga Spanja dhe Greqia, prapë nuk është e sigurtë se do ta njohin Kosovën.

Sipas tij, njohja nga shtetet që nuk e kanë njohur, mund të rezaliohet me mbështjetjen e partnerëve të fuqishëm.

“Aktualisht mund të themi se kemi një zbutje qëndrimi të Spanjës dhe Greqisë ndaj Kosovës. Megjithatë ende këto dy vende hezitojnë ta njohin Kosovën për arsye më shumë subjektive sesa objektive. Nuk është e sigurtë që këto do ta njohin Kosovën përgjatë vitit 2022, ani pse do të mund të kishte edhe ndonjë befasi. Njohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së do të mund të përshpejtohej dhe realizohej vetëm me mbështetje të vazhdueshme nga partnerët e fuqishëm të Kosovës”, thekson Voca.

Tutje studiuesi i gjeostrategjive thotë se e rëndësishme është edhe arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjë që mund të ndikojë edhe në njohjen nga shtetet tjera.

Përveç kësaj, Voca i thekson si të rëndësishme edhe marrëdhëniet e fuqive të mëdha që ndërlidhen edhe me Kosovën.

“Natyrisht, një faktor tjetër i rëndësishëm është edhe marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë që si qëllim ultim ka njohjen reciproke. Sa më afër të jemi pranë një marrëveshje të tillë aq më afër do të kemi dhe njohjen nga pesë vendet e BE-së që hezitojnë ta bëjnë këtë.

Një tjetër element me rëndësi për tu theksuar lidhur me fatin e njohjeve dhe progresit në përgjithësi të Kosovës dhe në tërësi të pjesës së mbetur të Ballkanit perëndimor jashtë BE-së, është edhe gërshetimi i marrëdhënieve të fuqive të mëdha me të cilin gjithnjë ndërlidhet edhe fati i këtij rajoni si dhe ai i Kosovës”, përfundon ai.

“Greqia po mendon ta njoh pavarësinë e Kosovës”

Analisit Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Kosova pas shpalljes së pavarësisë u njoh nga shtetet më kualitative, por që tani kanë mbetur vetëm edhe pesë shtete pa e njohur, gjë që na kanë penguar për integrime në strukturën e BE-së.

Image
Skënder Mulliqi

“Kosova siç dihet e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpllajës së pavarësisë filluan njohjet e reja të shteteteve më kualitatitive të botës. Deri më 4 shtator 2020, 116 shtete nga 193 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kurse nga 28 vendet e BE-së, 23 e kanë njohur pavarësinë, kurse kanë mbetur pa e njohur ende edhe pesë shtete, Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. I paraqita në fillim pak të dhënate lidhur me njohjet e shtetit të Kosovës. Këto pesë shtete me mos njohjet e tyre na kanë penguar shumë për integrim në strukurën e BE-së, si synim i Kosovës. Edhe pse BE-ja proklamohet për politikat e saja funksionale të jashtme, Kosova po ka vështirësi të mëdha në procesin e integrimit”, tha ai.

Tutje theksoi se që të mos kemi njohje të reja sipas tij, faji ne kanë politikat dështuese, madje pat edhe çnjohje.

Mulliqi shtoi se qeveritë e kaluara e degraduan shumë shtetin, duke mos e luftuar asnjëherë krimin dhe korrupsionin, por tani edhe me qeverinë e re ende nuk kemi arritë të kemi ndonjë njohje të re.

“Në shumë pak organizma jemi integruar, me fajin e politikave tona dështuese të jashtme, të cilat politika sidomos viteve të fundit bën, që mos të kemi njohje të reja, madje patëm disa ç’njohje, e që nuk janë pritur por ndodhën me lobimin e Serbisë. Serbia edhe aktualish po lobon kundër njohjeve dhe për të ndodhur ç‘njohje, dhe për ta penguar integrimin e Kosovës, si në Interpol, Unesco etj., edhe pse marrëveshjet gjatë bisedimeve me këtë shtet kanë qenë që ajo mos të lobojë kundër Kosovës. Kosova me diplomatë të karrierës duhet të punojnë shumë më shumë që këto pesë shtete të BE-së të na njohin. Nuk punuan pothuaj asgjë që Kosova të inkuadrohet në disa organizma ndërkombëtar, ku këto pesë shtete nuk kanë bërë shumë pengesa në këtë drejtim. Ende nuk kemi ndonjë njohje të re edhe nga qeveria e re. Këto qeveritë e pas luftës shumë e degraduan shtetin e Kosovës, së pari duke mos punuar mirë dhe ndëshmërisht, duke mos e luftuar krimin dhe korrupsionin, i cili bëri që ende Kosova mos të këtë liberalizim të vizave”, shtoi Mulliqi.

Ai thekson se qeveritë e mëparshme dhe Presidenca Thaçi dhanë shembull të keq në shtetndërtim, ndërsa tani, kemi ndryshime lidhur me qëndrimet e shteteve për njohjen e Kosovës.

“Është turp për qeveritë e mëparshme qe Kosova ka mbetur si i vetmi vend më i varfëri dhe më i izoluari në Evropë. Dhanë shembull të keq, ato, si dhe Presidenca Thaçi, në shtetëndërtim dhe mirëqëne të qytetarëve. Nëse dëshirojmë rrugëtimin drejt BE-së, Kosova, dhe qeveria duhet të hedhin hapa konkret dhe me vendosmëri që ky integrim edhe të arrihet duke lobuar pareshtur te shtetet, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, shkaku i specifikave të politikave të mbrendshme të tyre. Në kohën e fundit kemi ndryshim të qëndrimit apo përafrim të mundësisë së pranimit të pavarësisë nga ana e Greqisë dhe Spanjës”, thotë ai.

Sipas Mulliqit, të gjitha këto lidhen me zhvillimin e bisedimeve me Serbinë, gjë që nuk ishte dashur të ndodhte.

Tutje shtoi se komunikimin zyrtar me Prishtinën e ka ruajtur Athina, në veçanti tani kur mund të ketë edhe njohje nga Greqia.

“Pranimi apo mos pranimi lidhet edhe me zhvillimin e bisedimeve me Serbinë, e që nuk ishte dashur të bëhet. Ndryshimi i qëndrimeve të ngurta të këtyre shteteve shumë varet nga aktiviteti i politikave tona të jashtme. Duhet bërë shumë punë diplomatike që këto shtete ta njohin Kosovën, kur dihet se GJND-ja është dekalaruar se Shpallja e Pavarësisë nuk bie ndesh me asnjë ligj ndërkombëtar. Athina zyrtare i ka ruajtur shumë kanalet zyrtare të komunikimit me Prishtinën, sidomos viteve të fundit, ku Greqia po mendon ta njohë Pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Mulliqi.

Përveç Greqisë, tani kemi edhe një ndryshim edhe tek Spanja për këtë çështje, sipas Mulliqit, duhet të ndryshohen përceptimet negative që këto shtete i kanë ndaj Kosovës.

“Ky shtet ka pranuar dokumentet e lëshuara nga Kosova lidhur me transoportin e qytetarëve midis Kosovës dhe Greqisë, duke përkrahur kështu edhe investimet ndërmjet dy palëve. Spanja edhe pse kishte një qëndrim më të ngurtë ndaj Kosovës, kohën e fundit kemi një ndryshim radikal rreth kësaj çështje. Ky shtet ka qëndrime shumë më pozitive në rrugën për pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Duhet të përmërsohen percëptimet e deritashme negative që i kanë pasur këto shtete lidhur me Kosovën dhe të ardhmën e saj”, përfundon Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat