Shpëtim Hajdaraj: Sistemi vendor dhe ndërkombëtar i drejtësisë nuk e hetoi seriozisht vrasjen e babait tim

Politika

Shpëtim Hajdaraj: Sistemi vendor dhe ndërkombëtar i drejtësisë nuk e hetoi seriozisht vrasjen e babait tim

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 janar 2022 Në ora: 09:07
Smajl Hajdaraj, deputeti i vrarë i LDK-së

Thirrja për drejtësi, vazhdon të jetë një nga thirrjet më dëshpëruese në Kosovë. Kjo, pasi sistemi i drejtësisë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë, asnjëherë nuk e sollën drejtësinë e merituar për kriminelët që kryen krime nga më të ndryshmet.

Vrasjet politike bëjnë pjesë në mesin e plagëve më të rënda të pasluftës në Kosovë.

E tillë ishte vrasja e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rugovë, Smajl Hajdaraj.

Smajl Hajdaraj, u vra në një atentat më 17 janar të vitit 2002, në hyrje të banesës së tij në qytetin e Pejës.

Plot 20 vite u bënë dhe vrasja e Smajl Hajdarajt nuk është zbardhur ende.

Kishte akuza të vazhdueshme lidhur me vrasjen përgjatë këtyre viteve, por për fat të keq drejtësia në Kosovë kurrë nuk i hetoi apo gjykoi persnat që u përmendën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat