Kelmendi: Të hetohet Mehmet Maliqi dhe rrjeti i UDB-së për atentatin ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Politika

Kelmendi: Të hetohet Mehmet Maliqi dhe rrjeti i UDB-së për atentatin ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 janar 2022 Në ora: 10:59
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Ata që e deshën shumë atdheun e dhanë jetën për liri. Këto janë fjalët që i kemi dëgjuar aq shpesh. Për një çështje të tillë, supozohet se janë vrarë Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka.

Më 19 janar 1982 në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin duke u  larguar nga shtëpia, ku pabesisht iu bë atentat nga disa persona të panjohur.

Edhe pse kanë kaluar tashmë 40 vite, ky krim makabër nuk është zbuluar asnjëherë, përkundër faktit që dëshmitarët i kishin parë dy persona duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u qëlluan për vdekje, kurse Jusuf Gervalla kishte marr plagë të rënda, ku ishte goditur nga dy plumba në gjoks.

Edhe pse kishte marr plagë të rënda, Jusuf Gervalla arrti t`i thoshte policisë gjermane se atentati ishte bërë nga UDB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat