Serbia me “Ballkanin e hapur” lë derën hapur për pretendime territoriale

Politika

Serbia me “Ballkanin e hapur” lë derën hapur për pretendime territoriale

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 17 janar 2022 Në ora: 19:31
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zeav

Nuk mund të ketë “Ballkan të hapur” derisa Serbia i ndërprenë projektet që duhetë të vazhdojnë nëpër Kosovës, është mesazhi i qartë amerikan për mbështetësit e nismës Vuçiq-Rama.

Sipas mesazhit amerikan nuk mund të ndërpriten tubacionet, autostradat, t’ua ndërpreshë qarkullimin me orë të tëra mallrave nga Kosova dhe të pretendosh zonë apo tregti të lirë, siç pretendon Rama dhe Vuçiq.

Vitin e kaluar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, krijuan një nismë të quajtur “Open Ballkan”.

Sipas nismëtarëve kjo lëvizje synon heqjen e kufijve dhe burokracive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Disa shtete po e përkrahin, por disa jo, përfshirë edhe shtetin e Kosovës, madje edhe SHBA-në.

Mesazhi amerikan dhe kushtet

Kështu, së fundmi Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dy kushte për ta përkrahur nismën “Ballkani i Hapur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat