Vjen kundërpërgjigja nga Kosova për zëdhënësin e BE-së/ Këto janë 8 arsye pse Serbisë nuk duhet t`i lejohet veprimi brenda Kosovës

Politika

Vjen kundërpërgjigja nga Kosova për zëdhënësin e BE-së/ Këto janë 8 arsye pse Serbisë nuk duhet t`i lejohet veprimi brenda Kosovës

Nga: A.SH Më: 17 janar 2022 Në ora: 20:57
Peter Stano

Zëdhënës i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ripërsëritur qëndrimin e BE-së lidhur me pamundësinë e serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në referendumin e djeshëm lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi.

“Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë. Të gjithë serbëve te Kosovës me të drejtë vote, duhej t’ju ishte krijuar mundësia për të votuar përmes operacionit të mbledhjes së kutive të votimit të lehtësuar nga OSBE/ODHIR. Ne shprehim keqardhje që operacioni i mbledhjes së kutive të votimit nuk ndodhi”, ka deklaruar ai.

Kosova të shtunën që kaloi miratoi rezolutën që ndalon një gjë të tillë, cila po ashtu është kundër Kushtetutës tonë.

Juristi dhe profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar këtë deklaratë të Stanos, duke e kritikuar se ai e di që zgjedhjet e një shteti nuk lehojen në shtetin tjetër.

“Kosova është shtet dhe shteti ka pavarësi në qëndrimet e veta. Këtej i respekton aktet ndërkombëtare dhe marrëveshjet bilaterale e multilaterale. Kjo është qartë. Duket se Kosova ka fakte pse nuk lejoi referendumin dhe pse nuk lejohen zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë. Z.Stano, si zëdhënës i UE, i di këto. Megjithatë, ai po kërkon që nga Kosova të lejohen zgjedhjet e shtetit serb në Kosovë, që do të mbahen në prill të këtij viti”, ka thënë ai.

Ai në vazhdim përmend edhe disa nga faktet pse nuk lejohen veprimet e Serbisë në shtetin e Kosovës.

“Përkitazi me këtë, po i përmendi disa fakte, pse nuk lejohen veprimet e shtetit tjetër, Serbisë në shtetin e Kosovës. Dhe pikërisht këtu janë disa prej tyre: 1. Shteti serb ka bërë krime dhe gjenocid në Kosovë. 2. Shteti serb dhe udhëheqja e tashme e Serbisë e llogaritin Kosovën si Kosovë dhe Metohi. 3. Në kuadër të legjislacionit serb është Kosova pjesë e Serbisë. 4. Shteti serb po e deklaron Kosovën si Krahinë jugore të Serbisë. 5.. Pandërprerë deklarojnë në Beograd se minoriteti serb nuk duhet njohur shtetin e Kosovës. 6. Shteti serb ka organizuar dhe mbrojtur bllokadën e rrugëve në veri dhe pandërprerë mbron kontrabandën serbe në veri. 7. Serbia shpesh deklaron edhe lufta për ripushtim të Kosovës. 8. Serbia po punon për copëtimin e Kosovës”, fakton Kelmendi.

Në fund, Kelmendi i sugjeron Petro Stanos të njoh më mirë politikën dhe qeveritarët serb, pasi sipas tij, Stano, duhet të kundërshtojë qëndrimet luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të kërkojë nga Serbia respektimin e shtetit të Kosovës.

“Z. Peter Stano kërkohet të njoh më mirë politikën dhe qeveritarët serb. Ai duhet të kundërshtojë qëndrimet luftënxitëse ndaj Kosovës dhe të kërkojë nga Serbia respektimin e shtetit të Kosovës. Z.Stano e di se çdo shtet e mbron shtetësinë e vet. Kjo është e drejtë e pakontestueshme dhe e njohur ndërkombëtarisht. Kështu veprohet edhe në shtetet anëtare të UE”, përfundon jursiti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat