Këto dy shtete kanë dhënë shenja pozitive për njohjen e Kosovës/ Analisti: Duhet të ndryshohen perceptimet negative

Politika

Këto dy shtete kanë dhënë shenja pozitive për njohjen e Kosovës/ Analisti: Duhet të ndryshohen perceptimet negative

Nga: A.Z Më: 18 janar 2022 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Pavarësisht se nuk është njohur nga Rumania, Qipro, Sllovakia, Spanja dhe as nga Greqia, analisiti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova pas shpalljes së pavarësisë u njoh nga shtetet më kualitative. 

Megjithatë, sipas tij fakti që Kosova nuk është njohur nga këto pesë shtete ka penguar për integrime në strukturën e BE-së. 

“Kosova siç dihet e shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpllajes së pavarësisë filluan njohjet e reja të shteteve më kualitatitive të botës. Deri më 4 shtator 2020, 116 shtete nga 193 shtete anëtare të OKB-së e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kurse nga 28 vendet e BE-së, 23 e kanë njohur pavarësinë, kurse kanë mbetur pa e njohur ende edhe pesë shtete, Greqia, Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. I paraqita në fillim pak të dhënat lidhur me njohjet e shtetit të Kosovës. Këto pesë shtete me mosnjohjet e tyre na kanë penguar shumë për integrim në strukurën e BE-së, si synim i Kosovës. Edhe pse BE-ja proklamohet për politikat e saja funksionale të jashtme, Kosova po ka vështirësi të mëdha në procesin e integrimit”, tha ai. 

Tutje, ai theksoi fajin se që të mos kemi njohje të reja e kanë politikat dështuese, pasi pati edhe çnjohje. 

Mulliqi shtoi se qeveritë e kaluara e degraduan shumë shtetin, duke mos e luftuar asnjëherë krimin dhe korrupsionin, por tani edhe me qeverinë e re ende nuk kemi arritur të kemi ndonjë njohje të re. 

Image
Skënder Mulliqi

“Në shumë pak organizma jemi integruar, me fajin e politikave tona dështuese të jashtme, të cilat politika sidomos viteve të fundit bën, që mos të kemi njohje të reja, madje patëm disa ç’njohje, e që nuk janë pritur por ndodhën me lobimin e Serbisë. Serbia edhe aktualisht po lobon kundër njohjeve dhe për të ndodhur ç‘njohje, dhe për ta penguar integrimin e Kosovës, si në INTERPOLl, UNESCO etj., edhe pse marrëveshjet gjatë bisedimeve me këtë shtet kanë qenë që ajo mos të lobojë kundër Kosovës. Kosova me diplomatë të karrierës duhet të punojnë shumë më shumë që këto pesë shtete të BE-së të na njohin. Nuk punuan pothuajse asgjë që shteti të inkuadrohet në disa organizma ndërkombëtar, ku këto pesë shtete nuk kanë bërë shumë pengesa në këtë drejtim. Ende nuk kemi ndonjë njohje të re edhe nga qeveria e re. Këto qeveritë e pasluftës shumë e degraduan shtetin e Kosovës, së pari duke mos punuar mirë dhe ndershmërisht, duke mos e luftuar krimin dhe korrupsionin, i cili bëri që ende Kosova mos të këtë liberalizim të vizave”, shtoi Mulliqi. 

Ai thekson se qeveritë e mëparshme dhe Presidenca Thaçi dhanë shembull të keq në shtetndërtim, ndërsa tani, kemi ndryshime lidhur me qëndrimet e shteteve për njohjen e Kosovës. 

“Është turp për qeveritë e mëparshme që Kosova ka mbetur si i vetmi vend më i varfëri dhe më i izoluari në Evropë. Dhanë shembull të keq, ato, si dhe Presidenca Thaçi, në shtetëndërtim dhe mirëqëne të qytetarëve. Nëse dëshirojmë rrugëtimin drejt BE-së, Kosova, dhe qeveria duhet të hedhin hapa konkret dhe me vendosmëri që ky integrim edhe të arrihet duke lobuar pareshtur te shtetet, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, shkaku i specifikave të politikave të brendshme të tyre. Në kohën e fundit kemi ndryshim të qëndrimit apo përafrim të mundësisë së pranimit të pavarësisë nga ana e Greqisë dhe Spanjës”, thotë ai. 

Sipas Mulliqit, të gjitha këto lidhen me zhvillimin e bisedimeve me Serbinë, gjë që nuk ishte dashur të ndodhte. 

Tutje, ai shtoi se komunikimin zyrtar me Prishtinën e ka ruajtur Athina, në veçanti tani kur mund të ketë edhe njohje nga Greqia. 

“Pranimi apo mos pranimi lidhet edhe me zhvillimin e bisedimeve me Serbinë, e që nuk ishte dashur të bëhet. Ndryshimi i qëndrimeve të ngurta të këtyre shteteve shumë varet nga aktiviteti i politikave tona të jashtme. Duhet bërë shumë punë diplomatike që këto shtete ta njohin Kosovën, kur dihet se GJND-ja është dekalaruar se Shpallja e Pavarësisë nuk bie ndesh me asnjë ligj ndërkombëtar. Athina zyrtare i ka ruajtur shumë kanalet zyrtare të komunikimit me Prishtinën, sidomos viteve të fundit, ku Greqia po mendon ta njohë Pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Mulliqi. 

Përveç Greqisë, tani kemi një ndryshim edhe tek Spanja për këtë çështje. Andaj sipas Mulliqit, duhet të ndryshohen përceptimet negative që këto shtete i kanë ndaj Kosovës. 

“Ky shtet ka pranuar dokumentet e lëshuara nga Kosova lidhur me transoportin e qytetarëve midis Kosovës dhe Greqisë, duke përkrahur kështu edhe investimet ndërmjet dy palëve. Spanja edhe pse kishte një qëndrim më të ngurtë ndaj Kosovës, kohën e fundit kemi një ndryshim radikal rreth kësaj çështje. Ky shtet ka qëndrime shumë më pozitive në rrugën për pranimin e Pavarësisë së Kosovës. Duhet të përmërsohen Përceptimet e deritashme negative që i kanë pasur këto shtete lidhur me Kosovën dhe të ardhmën e saj”, përfundon Skënder Mulliqi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat