Mjaki: Jusuf Gervalla mbetet kolos i atyre viteve, i pathyer dhe si atdhetar e patriot

Politika

Mjaki: Jusuf Gervalla mbetet kolos i atyre viteve, i pathyer dhe si atdhetar e patriot

Nga: A.M. Më: 18 janar 2022 Në ora: 17:27
Ismet Mjaki

Para 40 vite, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka u vranë nga persona të panjohur.

Në veturë ishte edhe Jusuf Gervalla, i cili kishte marr plagë të rënda, ku ishte goditur nga dy plumba në gjoks.

Ai arriti t`i thotë Policisë gjermane se personat që qëlluan në drejtim të tyre ishin nga UDB-ja.

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Mjaki, për Bota sot”, thotë se Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme, si dhe vajza e Jusuf Gërvallës, duhet ta veprojë për të krijuar kushte për zbulimin e atentatit të ndodhur në Untergrupenbah të Gjermanisë.

“Vajza e tij Donika tani është Ministre e Punëve të Jashtme, është mirë të nisin hetimet dhe me gjet, kush dhe si, edhe pse janë thënë disa gjëra që UDB-ja ka organizuar atentatin, por thuhet edhe ajo që ka element shqipfolëse në atentat. Lëvizjet me adresë dhe pa adresë kishin dallimet e tyre dhe bajraktarizmat, ndoshta disa edhe të shtyrë nga qarqe antishqiptare. Jusuf Gervalla mbetet kolos i atyre viteve, i pathyer dhe si atdhetar e patriot”, thotë Mjaki për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat