Vrasësit e Smajl Hajdarajt janë këtu rreth nesh, madje shumë më të fortë se institucionet

Politika

Vrasësit e Smajl Hajdarajt janë këtu rreth nesh, madje shumë më të fortë se institucionet

Nga: M.L Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:30
Ushtria dhe Smajl Hajdaraj si komandant

Dje (e hënë 17 janar) u mbushën 20 vjet nga vrasja e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovë s dhe ish-Komandantit të UÇK-së, Smajl Hajdaraj.

Vrasja e Smajl Hajdarajt hyn në mesin e vrasjeve politike që kanë goditur Kosovën gjatë dhe pasluftës. Këto vrasje, për fat të keq nuk u zbardhën kurrë nga organet e drejtë sisë vendore dhe as ndërkombëtare,.

Lidhur me këtë, publicisti dhe ish zyrtari i LDK-së Skender Zogaj, ka thënë për gazetën “Bota sot” se "vrasja e deputetit dhe komandantit të luftës çlirimtare të Kosovës, Smajl Hajdarajt, 20 - vjet më parë, ishte një ngjarje e kobshme, sepse u qëllua një figurë madhore kombëtare, në kohën dhe rrethanat kur më së shumti i duhej vendit dhe popullit.

"Sepse kjo vrasje ndodhi kur po agonte liria dhe burra si Smajl Hajdaraj për t'ia shtruar dhe zgjeruar shtegun lirisë kishte pak.

Këtë fakt e dinë të gjithë shqiptarët e Kosovës, mirëpo si të dihet e të shpjegohet kuptimi i vrasjes së tij, si të kuptohet e pranohet mallkimi i dorës së zezë të tradhëtisë që e qëlloi vëllaun e vet!?”, tha Zogaj.

Image
Skender Zogaj

Ai u shpreh se vrasësit janë më të fortë sesa istitucionet e drejtësisë dhe kjo është arsyeja se përse nuk zbardhet rasi.

“Fakti që institucionet e Kosovës as pas plot 20 vjetë sh nuk e kanë zbardhur vrasjen e Smajlit, është dëshmi e mjaftueshme se, vrasësit janë këtu rreth nesh, madje shumë më të fortë, se institucionet e drejtësisë, sepse, po të mos ishin të këtillë shteti do të funksiononte dhe kriminelet e Smajl Hajdarajt do të kishin marre dënimin e merituar!”, u shpreh ai.

Pë r Skender Zogajn, Gjykata Speciale mbetet shpresa e re për zbardhjen e krimeve dhe dënimin e kriminelëve.

“Kjo nuk ka ndodhur prandaj, Gjykata Speciale mbetet shpresa e re e cila, ka rastin të tregohet meritore nëse angazhohet seriozisht dhe vepron me rreptësinë e drejtësisë së vërtetë, për të cilën ka nevojë Kosova më shumë se për gjithçka tjetër, sepse pa zbardhjen e krimeve dhe dënimit të kriminelëve Kosova dhe shqiptarët nuk mund të quhen të çliruar!”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat