Kërcënimet e Vuçiqit për rezolutën e Kosovës kundër referendumit/ Paralajmërohen pasoja për shtetin serb

Politika

Kërcënimet e Vuçiqit për rezolutën e Kosovës kundër referendumit/ Paralajmërohen pasoja për shtetin serb

Arife Morina Nga Arife Morina Më 18 janar 2022 Në ora: 22:23
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, foto ilustrim nga "Bota sot"

Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës duke e cilësuar atë si shkelje të rendit kushtetues të Kosovës.

Ajo i përballoi edhe kundërshtimet nga shtetet e QUINT-it, që në një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, kërkuan që të lejohet mbajtja e referendumit.

Kjo trysni i nxiti krerët e institucioneve, përkatësisht Qeverinë që të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, ku deputetët e Kuvendit të Kosovës e miratuan një rezolutë që shpreh kundërshtimin që në Kosovë të mbahen votime për referendumin e Serbisë.

Sipas rezolutës, mbajtja e referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare.

Mirëpo, kjo gjë nuk i pëlqeu presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kundërshtoi ashpër këtë rezolutë në miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Vuçiq tha se serbët nga Kosova “treguan se vota e tyre paraqet votë për Serbinë” dhe jo për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Po ashtu, presidenti serb ‘kërcënoi’ duke deklaruar se vendimi i Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e këtij referendumi “do të ketë pasoja të mëdha”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat