Ky fenomen po e tkurr popullsinë në Kosovë / Rritje e divorceve dhe rënia e natalitetit

Politika

Ky fenomen po e tkurr popullsinë në Kosovë / Rritje e divorceve dhe rënia e natalitetit

Hava Orana Nga Hava Orana Më 19 janar 2022 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Dhuna dhe divorcet ndërmjet ҫifteve janë ndër temat që më së shpeshti po komentohen kohët e fundit. Thuajse ҫdo ditë në media po raportohet për dhunë e shumë herë edhe vrasje ndërmjet bashkëshortëve.

Gjatë vitit 2021, në Kosovë janë regjistruar 1.548 raste të dhunës, prej të cilave 1.396 janë regjistruara si dhunë në familje. Gjashtë gra janë vrarë brenda vitit që lamë pas nga bashkëshortët e tyre.

Në 445 raste, siç thuhet, ka pasur kërkesa për urdhër-mbrojtje të viktimave të dhunës në familje, kurse në 36 raste janë lëshuar urdhër-mbrojtje emergjente.

Si pasojë e vrasjeve, problemeve e divorceve ndërmjet ҫifteve, numri i natalitetit po bie në Kosovë, dhe kur kësaj i shtohet numri i madh i të rinjve, veçmas, që po e braktisin atdheun, këto po shkaktojnë tkurrje të popullsisë.

Gazeta ‘Bota sot’ ka kontaktuar me ekspertë të fushave të ndryshme për të gjetur shkaqet e rritjes së numrit të divorceve dhe si të ruhet demografia e Kosovës

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat