Kosova gjunjëzoi Serbinë!

Politika

Kosova gjunjëzoi Serbinë!

Nga: N. Sh. Më: 19 janar 2022 Në ora: 21:17
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Të shtunën Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 76 vota për e një abstenim ka miratuar rezolutën kundër organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Ku referendum është mbajtur ditën e diele në Serbi, por nuk mundën që ta shtrijnë sovranitetin e tyre edhe në Kosovë, për të votuar serbët që jetojnë këtu.

Kjo për arsye se, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën me 8 pika që ndaloi votimin për referendumin serb në territorin e Kosovës.

Kështu Kuvendi autorizon Qeverinë dhe institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendit kushtetues.

Rezoluta parashikon se është antikushtetuese të votohet për zgjedhjet apo referendumet e një shteti tjetër, në territorin sovran të Kosovës.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, këtë e sheh si fitore bindëse të Kosovës karshi politikave shoveniste të Serbisë.

Ai thekson se Kosovës po i vje era shtet, duke shtuar se Kosova po ecë me hapa të sigurt me kryeministrin Albin Kurti i cili është i pashantazhueshëm dhe i pakorruptuar, gjë që po e bën të fuqishëm para presioneve të bashkësisë ndërkomëbtare.

Image
Gazmend Islami

“Për herë të parë që nga viti 2013, kjo është një fitore bindëse karshi politikave shoveniste të Beogradit. Pra për herë të parë po i vjen era shtet për arsye se, si pozita ashtu edhe opozita treguan gatishmëri dhe pjekuri politike dhe ndasitë e tyre mes veti për çështjet e brendshme i lanë anash, dhe kjo tregon më së miri se Kosova po ecë në hapa të sigurt duke pasur edhe një kryeministër që është më ndryshe se të tjerët për arsye sepse është i pashantazhueshëm, nuk është i korruptuar dhe kjo e bënë këtë më të fuqishëm karshi politikës ndërkombëtare edhe për kundër presioneve të fuqishme ai tregoi lidership dhe i tregoi Serbisë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Ai e quan për keqardhje që PDK-ja nuk mori pjesë në Kuvend.

“Është për të ardhur keq që PDK-ja nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit dhe kjo tregon se aty ende mungon pjekuria politike, sepse janë mësuar me liderët e subjekteve të tjera politike të cilët nën presionet e Bashkësisë Ndërkombëtare gjithmonë Serbisë i kanë dhënë të drejt, dhe ata kanë shkelur çdo herë sovranitetin e vendit tonë, pra e kam fjalën se saherë janë mbajtur zgjedhjet në Serbi ato janë mbajtur edhe në territorin e Kosovës”, thekson ai.

Islami potencon se me këtë rezolutë Serbisë po ia shkëputë të jgitha ndikimet brenad territorit tonë.

“Kjo rezolutë i shkëputë të gjitha ndikimet e Serbisë brenda territorit tonë, dhe kushdo që të vjen edhe pas Albin Kurtit si kryeminsitër e ka një levë në dorë të mirë që Serbisë mos t’i lejohet asnjë herë kjo dhe me ditën e djeshme ka marrë fund gjithmonë që Serbia nuk mund të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë”, përfundon Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat