“Qëllimet e errëta të Rusisë”/ Ja si po mundohet të nxis tensione dhe protesta etnike në Kosovë

Politika

“Qëllimet e errëta të Rusisë”/ Ja si po mundohet të nxis tensione dhe protesta etnike në Kosovë

Nga: A.M. Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:06
Presidenti rus, Vladimir Putin

Në një analizë amerikane të botuar në “Foreign Affairs” thuhet se Kisha ortodokse ruse ka shprehur shqetësim për tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Kisha Ortodokse e Rusisë ka përshkallëzuar mosmarrëveshjet e përsëritura mbi objektet fetare, më së fundi duke shprehur shqetësimin për "fatin e faltoreve të krishtera në Kosovë" pas ndezjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në analizën amerikane. 

Me këtë po nënkuptohet edhe bashkëpunimi i Kishave serbe dhe ruse kundër Kosovës dhe paqes në vend. 

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se Moska e Putinit ka qëllime të errëta për rajonin e Ballkanit, ku theksoi se përmes kishave ruse dhe serbe po synon të nxit protesta ndëretnike  

Image
Opinionisti Dedë Preqi

“Rusia, ka qëllime të errëta për Ballkanin Perëndimor, e cila do të shfrytëzonte kishat e veta dhe ato serbe, duke ndezur tensione dhe duke nxitur protesta etnike dhe ndëretnike, por operacionet e Kremlinit nuk ndalen vetëm këtu, ajo shpreh shqetësimin e saj edhe për “fatin e faltoreve të krishtera në Kosovë”, një qëllim edhe më i rrezikshëm, për të minimizuar dhe shkatërruar lidhjen ndër fetare në mes shqiptarëve, në kuadër të tri religjioneve, për të cilat është shembull i harmonisë dhe marrëdhënieve të tyre, që nuk e ka asnjë popull në botë”, deklaroi ai. 

Krahas kësaj, Preqi përmendi edhe rolin e kishave ortodokse serbe, ku përmes politikave të saj mbajti gjallë shovenizimin ndaj shqiptarëve. 

Mirëpo, e njëjta gjë nuk ndodhi me kishat shqiptare ose udhëheqësit fetarë të cilët për lirinë e vendit u kthyen në luftëtarë kombëtar. 

“Kisha Ortodokse serbe, në veçanti ishte gjithmonë si fuqi në vete në secilin regjim edhe atëherë në kohën e Titos, kjo kishë e kishte rolin e vet të veçantë në pushtet, duke e mbajtur gjallë shovenizmin e saj ndaj shqiptarëve dhe popujve jo serb, ndërsa te shqiptarët e klerit katolik dhe mysliman, nuk kemi pasur një kler të tillë, që të organizojë apo të diktoj një organizim për zhdukjen e popujve të tjerë, por në mesin e këtij kleri, në raste të mbrojtjes së çështjes së lirisë dhe nacionale, një numër i madh i tyre u kthyen në luftëtarë kombëtarë”, theksoi opinionisti. 

Në vazhdim, ai u shpreh i lumtur se në Kosovë për shekuj me radhë dominoi harmonia fetare. Opinionisti beson se tentativat e Serbisë dhe Rusisë për të shkaktuar përçarje fetare në Kosovë do të dështojnë. 

“Për fat të mirë në Kosovë, shekuj me radhë ka dominuar harmonia vëllazërore dhe fetare në mes tri religjioneve, mysliman, katolik dhe ortodoks shqiptarë, dhe si shembull i harmonisë do na shërbejnë mënyrat e manifestime të festave fetare në mes këtyre religjioneve, gjatë festave të Krishtlindjeve dhe festave të Bajramit, të cilët i kremtojnë së bashku dhe në harmoni në mes vete deri në ditët e sotme, si shembull i veçantë dhe i rrallë ndër popuj të botës, dhe sa do që bashkëpunimi serbo-rus dhe anasjelltas, do e shemb çdo përpjekje të tyre, për të ndikuar në mesin e shqiptarëve ku do që veprojnë dhe jetojnë në botë”, theksoi Preqi. 

Më tej, tha se për dallim nga Kisha serbe dhe ruse, Kisha shqiptare vepron në harmoni me vlerat njerëzore pa dallim etnie dhe feje. 

“Dhe marrëdhëniet e Kishës Katolike shqiptare, janë në përputhje me harmoninë dhe vlerat e natyrës njerëzore pa dallim etnie dhe fetarizmi, që i ka edhe karakteristikat e veta të veçanta, jo vetëm si normë e vlerave fetare, por edhe duke e ruajtur substancën qenësore të njeriut dhe të drejtat e lirive të tij, si parakusht dhe model i të qenit «njeri» dhe sipas ligjit fetar, që zotin e njeh si krijues të tij, por jo njeriun si agresor apo asgjësues i vet njeriut, ashtu sikur vepron dhe këshillon Kisha Ortodokse serbe dhe ruse”, nënvizoi ai.  

Në fund, Preqi tregoi dallimin ndërmjet Kishës ruse, serbe dhe shqiptare. Ai potencoi se kisha shqiptare nuk përfshihet nuk punët e shtetit dhe se të gjithë energjinë e saj e shpenzon në shërbim të paqes njerëzore. 

“Ndër të tjera, Kisha katolike shqiptare, ka një dallim të veçantë me Kishën Ortodokse serbe dhe ruse, e cila nuk përzihet në punët dhe çështjen e shtetit, dhe administrata e saj është a-politike, ndërsa te Kisha Ortodokse serbe dhe ajo sllave, çdo proces shtetëror dhe organizativ diktohet dhe zhvillohet përmes rolit dhe kreut të Kishës, e cila nuk ka kursyer me këshillat e veta perfide të llojeve të ndryshme, dhe të asaj serbomadhe, gjithherë aktive dhe në shërbim të së keqes, e cila do ta luante një rol kyç dhe të fuqishëm, nëse gjithë energjinë e shpenzuar deri më tani, do kthente në shërbim të paqes njerëzore”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat