9 vite nga largimi i Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë/ Kritikohen politikanët shqiptarë

Politika

9 vite nga largimi i Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë/ Kritikohen politikanët shqiptarë

Nga: A.M. Më: 20 janar 2022 Në ora: 21:00
9 vite nga largimi i Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë

Sot janë bërë  9 vite që nga largimi i lapidarit të dëshmorëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB) në oborrin e Komunës së Preshevës.

Ky lapidar u largua nga forcat e xhandarmerisë serbe.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar politikanët shqiptarë në institucionet e  Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

“Tashmë po bëhen 9 vite nga largimi i përkujtimores së dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së në Preshevë.

 Nuk u mbrojt si duhet dhe nuk ka asnjë përpjekje serioze nga liderët partiake e institucionalë të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, por dhe ka mungesë ku asnjë pikë vullneti s`ka nga Prishtina e Tirana zyrtare të bëjnë e ndërmarrin ndonjë gjë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Hasani është shprehur se janë bërë shumë premtime  për rikthimin e lapidarit i UÇPMB-së, por një gjë e tillë nuk ka ndodhë deri tani.

“Sivjet, më datën 20 janar bëhen 9 (nëntë) vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Shumë premtime u dhanë se Lapidari i UÇPMB-së do të kthehet aty ku ishte.

Por deri tash ato mbetën vetëm premtime dhe fjalë. Atëherë, pse nuk kthehet lapidari i  UÇPMB-së në Preshevë?. Apo harrohet edhe ky Lapidar, sikur lufta e UÇPMB-së dhe Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars të vitit  1992”, ka deklaruar Hasani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat