Cili është synimi i Putinit në Ballkan?

Politika

Cili është synimi i Putinit në Ballkan?

Nga: A.M. Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:51
Vladimir Putin

Situata ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, viteve të fundit nuk ka qenë e qetë. Por, kohëve të fundit që nga pushtimi i Krimesë, ajo është tensionuar edhe më shumë.

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe eksperti i sigurisë, Hafir Hoxha, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se situata ndërmjet Rusisë dhe  Ukrainës është problem serioz.

“Problemi mes Rusisë  dhe Ukrainës është problem serioz për stabilitetin global në planet.  Ky problem është duke nxitë  debate dhe takime të shumta diplomatike mes fuqive të mëdha, direkt me ndërmjetësuesit e tyre, por edhe me debate dhe përplasje brenda shteteve mes pushteteve, qeverive në funksion dhe opozitave të  tyre  ku kanë një mosmarrëveshje serioze mes tyre”, ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka treguar së cili është “halli” i shteteve të fuqishme.

 “Shtetet e fuqishëm kanë hallin se kush dhe si të diskutohet me Putini për këtë çështje. Kush të bisedon dhe kë do ta përfaqësonte ai, apo ata që flasin me Putinin ? A duhet të dëgjohet Putini në atë rast apo vetëm t`i thuhet qëndrimi i ndërkombëtareve!?”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, ai ka folur edhe për qëndrimet e pozitës dhe opozitës së shteteve si Franca e  Gjermania për situatën e krijuar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

“Franca ka përçarje serioze pozitë-opozitë për intervenim eventual në këtë problem, opozita franceze është kundër çdo intervenimi të Francës në Ukraine, pasi e kanë interesin e tyre për gaz nga Rusia. Në anën tjetër, Rusia nuk është përzier kurrë në intervenimet franceze në Afrikë, prandaj bëjnë pyetje se pse Francezët t`i përzihen Rusisë në Ukraine! 

Gjermania si fuqi kryesore është në të njëjtin mendim më SHBA, që të bëhet një embargo e fuqishëm Rusisë, të evitohet konflikti i armatosur nëse këto masa ndalin Putinin për sulm ushtarak. Turqia si fuqi e fortë dhe pjesë e NATO-s ka marrëdhënie të mira me Rusinë, marrëdhënie që nuk do t`i prish lehtë.  E në anën  tjetër, ky shtet, po ashtu, shet shumë armatim dhe teknologji luftarake Ukrainës, kështu që, Turqia për momentin është fuqi neutrale aty”, ka vlerësuar Hoxha.

Më tej, Hoxha shpjeguar se çfarë do të thotë pranimi i Ukrainës në Nato.

“Ukraina nuk është anëtare e NATO-s, por ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik , pra gjendet në kufi mes NATO-s dhe Rusisë, pranimi i saj në NATO këtë momente do të thotë sulm direkt i NATO-s dhe SHBA ndaj Rusisë! Këtë nuk mundet ta bën askush për momentin”, ka vlerësuar ai.

Në fund, Hoxha ka shtuar se nuk dihen çartë se cilat janë synimet e Putinit.

“Putini nuk dihet se çka synon !? Ti kthej kufijtë e vjetër të Bashkimit Sovjetik, t`ia nis luftës edhe në Ballkan, që ta “shpëtojë” Serbin të mos hyjë në NATO, dhe t`i ndryshojë kufijtë në Ballkan, këtë ende askush nuk po e din”, ka deklaruar Hoxha për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat