Nuredin Lushtaku e donte të vdekur Ibrahim Rugovën! Ku ishe kur Adem Jashari luftonte i vetëm?

Politika

Nuredin Lushtaku e donte të vdekur Ibrahim Rugovën! Ku ishe kur Adem Jashari luftonte i vetëm?

Nga: P.R Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:37
Nuredin Lushtaku dhe Hashim Thaçi

Në vitin 2006 kur kishte vdekur presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, Nuredin Lushtaku ishte komandant i gardës ceremoniale të TMK-së, dhe kishte refuzuar vendimin që kjo gardë të marrë pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës.

Edhe pse kanë kaluar 16 vite që nga vdekja e Rugovës, Lushtaku ende nuk është pishman për veprimin e turpshëm e skandaloz. Madje ai me mburrje tregon pse kishte refuzuar vendimin që kjo garda ceremoniale e TMK-së të marrë pjesë në varrimin e Ibrahim Rugovës.

“Prej neve është kërkuar që të marrim si gardë e Kosovës në ceremoninë e varrimit. Agim Çeku, ka kërkuar në atë kohë, kemi diskutuar ku ai ka kërkuar ta bëjmë ceremoninë, dhe arsyeja e imja që i kam thënë jo ka qenë duke u bazuar në deklaratat e Rugovës të paraluftës ku UÇK-në dhe komandantin Adem Jasharin me shokët e tij paraluftës i ka quajtur dorë e zgjatur e Serbisë, i ka quajtur punëtorë të shërbimeve sekrete serbe, në kohën kur Adem Jashari me grupin e tij janë dënuar, Rugova ka thënë se ata mund të jenë njerëz të UDB-së së Serbisë”, ka deklaruar Lushtaku.

E analisti politik, Nexhat Haziri, thotë se Nuredin Lushtaku është turpi i Kosovës dhe popullit të saj.

Image
Nexhat Haziri

“E kam thënë edhe në një postim tim në rrjetet sociale se Skandali i madh që kishte turpëruar shqiptarët në ditën e varrimit ishte refuzimi i banditit Nuredin Lushtaku atëkohë komandant i Gardës së TMK-së, për dërgimin e pjesëtarëve të gardës në varrimin e Presidentit Rugova. Të tillët si Nuredin Lushtaku janë vërtetë turpi i Kosovës dhe populli të saj, dhe këtë ai e shfaqi edhe në 16 vjetorin e kalimit në amshim të presidentit Rugova, ku në paraqitje televizive, u mundua që përmes propagandës së tij, të pavërtetave ta arsyetonte turpin e tij”, thotë Haziri.

Sipas tij, Nuredin Lushtaku më kompaninë e tij kishte refuzuar dërgimin e gardës nga urrejtja që ushqenin për Ibrahim Rugovën.

“Të tillët si Nuredin Lushtaku “and company”, historia u rezervon vetëm faqet e zeza për veprimet e tyre personale dhe të interesave mafioze dalin kundër vullnetit të popullit, pasi presidenti Rugova vdiq si president i zgjedhur nga vota e qytetarit dhe lamtumira që ia dha, me respekt për kontributin e tij, ishte mahnitëse për opinionin ndërkombëtar. E vetmja arsye pse Lushtaku dhe bashkpartiakët e tij, kishin refuzuar që ta dërgojë gardën, ishte urrejtja që ushqenin për presidentin Rugova dhe përkrahja e tij në popull, ishte ajo që sojit të Lushtakut po ia zinte frymën dhe po ua shëmte planet famëkeqe të tyre për një Kosovë ku ata do të silleshin si patron dhe si uzurpator të lirisë së saj, duke e plaçkitur e uzurpuar gjithçka që këta donin për vete dhe grupet e tyre ,edhe përmes vrasjeve të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit Rugova”, shprehet Haziri për “Bota sot”.

“Dhe ky veprim i Lushtakut nuk është që më habit as sot, pasi ata e donin Rugovën të vdekur, por edhe për së vdekuri i frikësohen madhështisë dhe trashëgimisë politike dhe historike të Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, deklaron më tej Haziri.

Për fund, Haziri thotë se Nuredin Lushtaku me shokë e kishin lënë vetëm edhe Adem Jasharin..

“Ku ishte Nuredin Lushtaku me shokë, kur Jasharët luftonin të lënë vetëm kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Pse nuk shkuan për t’i ndihmuar Adem Jasharit, po në atë ditë asnjë pushkë nuk u shkrep në Drenicë, kujt tani po i tregon përrallat se Rugova ishte kundër UÇK-së dhe Adem Jasharit”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik, Nexhat Haziri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat