Ambasadori amerikan e demantoi/ Kërkohet arrestimi i Baton Haxhiut – ja agjent i kujt është

Politika

Ambasadori amerikan e demantoi/ Kërkohet arrestimi i Baton Haxhiut – ja agjent i kujt është

Nga: P.R Më: 22 janar 2022 Në ora: 20:37
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu, përmes mediumit të tij ditë më parë ka raportuar se trupat amerikane do largohen nga kampi Bondsteel në Ferizaj, dhe se aty do të vendoset FSK-ja.

Por këtë e kanë mohuar menjëherë nga KFOR-i. E për ta demantuar Baton Haxhiun dhe mediumin e tij, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier vizitoi menjëherë Bondsteel-in, ku tha se kontributi i trupave amerikane në kampin Bonsteel, është dëshmi e angazhimit të SHBA-së.

“Takimi me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in. Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhenjtë midis aleatëve, është dëshmi e angazhimit tonë në rolin i domosdoshëm të KFOR-it në sigurimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar Hovenier.

E pas raportimeve të rrejshme të Baton Haxhiut përmes mediumit të tij, akuza të rënda për Haxhiun ka drejtuar analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Gani Qarri. Sipas tij, Baton Haxhiu edhe nga Tirana po vazhdon t’i shërbejë Serbisë.

Image
Gani Qarri

“Baton Haxhi-eviq apo “Miladini shqipfolës” si produkt origjinal i UDB-së së Serbisë, agjent i Stanishiqit dhe fashizmit modern serbomadh, këshilltar i kuislingut Thaçi dhe shkopi i Edvinit, nën përkujdesjen e të bitrit të Kristaq Ramës mikut për kokë të presidentit kriminal serb Aleksandër Vuçiq, vazhdon edhe nga kryeqyteti i shtetit tonë amë, Tirana, t’i shërbejë me besnikëri Serbisë hegjemoniste dhe Vuçiqit, duke vepruar hapur kundër Republikës së Kosovës dhe ardhmërisë së shqiptarëve në truallin e vet autokton”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Qarri thekson se Baton Haxhiu ka qenë, dhe është njeri i shërbimeve serbe.

“Në fakt, qysh në qershor të vitit 1998, UÇK kishte urdhëruar arrestimin e Baton Haxhiut, si spiun i Serbisë dhe koordinator për Kosovën i shefit të UDB-së serbe, Jovica Stanishiçit, duke ofruar edhe mija marka shpërblim për personin që do të arrinte ta bënte arrestimin e tij. Por me porosi të kuislingëve, atëbotë, ai kishte shpallur edhe për vete lajmin e rrejshëm, se kinse e kishin vrarë serbët, i cili sipas Sllavisha Petkoviqit, qysh nga vitit 1990 ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të fshehtë Shtetëror të Serbisë dhe mu në kulmin e luftimeve, kur më 1998 në Kosovë binin viktimat shqiptare, ai pinte uiski në Brezovicë me njeriun e parë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, i ruajtur nga forcat speciale të MUP-it të Sllobobdan Millosheviqit”, deklaron Qarri.

Më tej, Qarri e quan gënjeshtër lajmin e largimit të trupave amerikane nga Bondsteel, gjë të cilën e demantoi menjëherë edhe ambasadori i ri, Jeffrey Hovenier.

“Edhe një spiun batakçi serbofil, si Baton Haxhiu, pa ndihmën dhe mbështetjen e madhe të Edvin Kristaq Ramës, i cili si mik për kokë i Aleksandër Vuçuiqit, pas burgosjes së kuislingut Thaçi nga Gjykata Speciale, i ka ofruar Batonit "azil" në Shqipëri, nuk do të guxonte ta plasonte një gënjeshtër të tillë perverse të agjenturave sekrete serbo–ruse, përmes mediumet të dhuruar nga Edvin Rama dhe të raportonte rrejshëm, para miliona shqiptarëve, kinse edhe trupat amerikane do të largohen nga kampi Bondsteel, dhe se gjoja, aty do të vendoset FSK-ja, rrenë të cilën e kanë mohuar menjëherë edhe nga KFOR-i”.

“Madje pas kësaj gënjeshtre misterioze, vet ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë e ka zhvilluar një vizitë në Bondsteel, ku përgënjeshtroi edhe një herë spiunin shumëvjeçar banditesk të Serbisë fashiste, Baton Haxhi-jeviqin, duke deklaruar publikisht para mediave se ushtarët në Bondsteel, mbeten aty, si dëshmi e përkushtimit më të mirë për sigurinë në Kosovë dhe rajon, duke përgënjeshtruar publikisht spiunin e trishtë të UDB-së, dhe shërbëtorin besnik të Jovica Stanishiçit, Baton Haxhi-jeviqin”, shton analisti Qarri.

Qarri shprehet se Baton Haxhiu dhe Edi Rama janë në shërbim të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Ndaj, akti i spiunit të Serbisë edhe nga Shqipëria, dëshmon se pas arrestimit të kuislingut Thaçi, si i dekoruar i tij me Medaljen Presidenciale të 10 vjetorit të Pavarësisë”, rreziku më i madh, Republikës së Kosovës, përsëri nuk i vije vetëm nga Vuçiqi por aq më tepër nga Baton Haxhi-eviqi dhe Edvin Kristaq Rama, si dy shërbëtorët më besnik të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, të cilët me qëllim, përhapën këtë lajm të rrejshëm subverziv serb, pak para 14 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, thekson Qarri.

Sipas Qarrit, edhe dokumenti për copëtimin e Kosovës i cili u lansua nëpër media, është përgatitur ne zyrën e Baton Haxhiut, për të cilin thotë se po tenton të përhapë frikë tek shqiptarët e Kosovës.

“Për aq më tepër edhe dokumenti për copëtimin e Kosovës, u përgatit qysh në vitin 2017, nga spiuni i Serbisë dhe agjenti i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu në koordinim me Edi Ramën, Sorosin dhe profesorët grek, i cili thuhet se është edhe këshilltar personal i Edvin Kristaq Ramës, ndaj duke ditur se ai në vazhdimësi punon nën diktatet e shefave të tij serb, kundër Kosovës dhe shqiptarëve, Baton Haxhiu i dëshpëruar për dështimin e Serbisë dhe tërheqjes me turp të Aleksandër Vuçiqit, si ngushëllim për mos mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, me porosinë e të birit të Kristaqit, zgjodhën t’i frikësojnë shqiptarët e Kosovës me dezinformatën e pakripë, për tërheqjen e trupave amerikane nga Bondsteel, gjë që vërteton se përderisa të mbeten të lirë këto dy figura ogurzeza, shqiptarët vijojnë të mbeten në rrezik permanent nga ata, njëjtë si nga Serbia”, nënvizon Qarri.

Për fund, Qarri shprehet se duhet të lëshohet fletarrestimi ndërkombëtar për Baton Haxhiun, pas shpifjeve për largimin e trupave amerikane.

“Ky është edhe një nga skandalet më skrupuloze dhe shpifjet më të ulëta të radhës, me qëllim të përhapjes së panikut ndër shqiptarët, kështu që pas trillimit të këtij lajmi bizar, me qëllim të shqetësimit të opinionit dhe krijimit të pasigurisë tek qytetarët e vendit, kundër spiunit me nam Baton Haxhi-eviq, nga ana e organeve të ndjekjes, duhet urgjentisht të lëshohet fletarrestimi ndërkombëtar, të kërkohet nga Shtetit Shqiptar, ekstradimi i tij në Kosovë dhe pas më tepër se një çerek shekulli shërbim të agjenturave të Serbisë për çka edhe është akuzuar ne vazhdimësi, përfundimisht të burgoset dhe marrë dënimin e merituar si tradhtar i popullit shqiptar dhe armik i përbetuar i shtetit të Kosovës”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Gani Qarri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat