Gjykata Komerciale, kush do të punojë në të

Politika

Gjykata Komerciale, kush do të punojë në të

Nga: A.M Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:02
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Kjo gjykatë është parë e domosdoshme për zhvillimin ekonomik në vend.

Njohësi i çështjeve juridike, profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se përshkak të zhvillime ekonomike Gjykata Komerciale është e domosdoshme.

Image
Muhamet Kelmendi

“Zhvillimet ekomomike e bëjnë të domosdoshme në ndërtimin e sistemit të drejtësisë në fushat e ndryshme, sikundër është ajo komerciale”, ka theksuar ai.

Më tej, Kelmendi ka thënë se në gjykata duhet të ketë gjyqtarë profesionalizohen në shkollime të veçanta.

“Kudo kemi gjykata të ndryshme. Ekzistojnë gjykatat penale, civile, ekomomike, komerciale, familjare, të punës, sociale e shumë lloje të tjera të gjykatave. Kudo janë këto gjykata profesionale në fushat e veta dhe gjyqtarët profesionalizohen në shkollime të veçanta për fushat e tilla”, ka shpjeguar ai.

Ai ka treguar se cilët gjyqtarë mund të bëhen gjyqtarë Gjykatës Komerciale.

“Gjyqtarët e gjykatës penale nuk mund të bëhen gjyqtar të asaj civile, nga kjo në atë komerciale, familjare, apo të ndonjë gjykate tjetër. Kjo është në aspektin teorike”, ka përfunduar Kelmendi për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat