Ndarjet e Ballkanit, nuk do t’i tkurrin territoret shqiptare

Politika

Ndarjet e Ballkanit, nuk do t’i tkurrin territoret shqiptare

Nga: A.Z Më: 24 janar 2022 Në ora: 09:04
Harta e Ballkanit

Eksperti amerikan dhe profesori i Universitetit “John Hopkins”, Daniel Serëer, thotë se Kosova ka bërë zgjedhjen e saj për Perëndimin, bashkë me Shqipërinë e Malin e Zi, derisa shton se problematike mund të jetë çështja e komunave veriore me shumicë serbe.

“Maqedonia dhe Shqipëria tashmë e kanë bërë të qartë zgjedhjen e tyre për Perëndimin. Mali i Zi gjithashtu, por një zgjedhje e tillë është duke u kontestuar brenda. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nën lidershipin aktual janë të destinuara për të mos e zgjedhur perëndimin, sepse së pari pretendohet “neutralitet” dhe së dyti autoritetet e saj nuk mund të bien dakord. Kosova në pikëpamjen time vetëm e ka zgjedhur tashmë Perëndimin. Çështja është se sa do të arrijë t’i mbajë komunat veriore me shumicë serbe. Unë sigurisht shpresoj që do t’i mbajë”, ka thënë Serëer.

Lidhur me këtë, analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se “Ballkani i hapur”, është pjesë e projektit për fuqizimin e Serbisë dhe Rusisë.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, ShBA-ja nuk duhet ta mbështesë këtë ide, sepse vetëm se do t’i bëj këto shtete ‘polic’ të Ballkanit Perëndimor.

“Ka kohë që Serbia dhe Rusia kanë hartuar projekte për fuqizimin e tyre, pjesë e këtij skenari është edhe "Ballkani i hapur". Në këtë kuptim, shqiptarët janë ata që duhet të kenë më së shumti kujdes nga këto plane antishqiptare. Ndarje e Ballkanit, në të cilën shqiptarët do të tkurren në territor dhe fuqi të ndikimit. Konstatimi i z.Serëer është i vërtetë, megjithatë jam i prirur të mos besoj se SHBA-ja e mbështetë këtë ide, e cila faktikisht e bën Rusinë dhe Serbinë mbret të Ballkanit Perëndimor. Në këtë logjikë, investimi amerikan në Ballkan rrezikohet, serbët në Kosovë dhe Mal të Zi e ngjeti do të kërkojnë bashkim me Serbinë. Ky skenar prodhon luftë, jo paqe”, ka potencuar ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat