Nexhmedin Spahiu: Për 5 kombe të BE-së, Kosova është provincë e Serbisë, ja pse po reagojnë...

Politika

Nexhmedin Spahiu: Për 5 kombe të BE-së, Kosova është provincë e Serbisë, ja pse po reagojnë...

Nga: N. Sh. Më: 24 janar 2022 Në ora: 22:01
Nexhmedin Spahiu

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, edhe njëherë ka reaguar ku ka treguar qëndrimin e BE-së, lidhur me vendimin e institucioneve të Kosovës, të cilat nuk e lejuan mbajtjen e referendumit antikushtetues në Kosovë, të Serbisë.

Mbajtja e tij u ndalua edhe me votimin në Kuvend të Rezolutës së miratuar me 76 vota për, dhe një asbtenim.

“Qëndrimi ynë ishte shumë i qartë. Të gjithë serbëve të Kosovës me të drejtë vote, duhej t’ju ishte krijuar mundësia për të votuar përmes operacionit të mbledhjes së kutive të votimit të lehtësuar nga OSBE/ODHIR. Ne shprehim keqardhje që operacioni i mbledhjes së kutive të votimit nuk ndodhi. Kjo ka ndodhur në 2012, 2014, 2016, 2017 dhe 2020. Ndaj, kjo është vërtetë për të ardhur keq. Për ta bërë këtë operacion të mundshëm duhej aprovimi i të dy palëve”, deklaron Stano.

I pyetur, nëse BE-ja do të nxiste palët që të negociojnë për mospërsëritjen e një skenari të tillë në zgjedhjet që do zhvillohen më 3 prill në Serbi, Stano është përgjigjur se BE-ja dëshiron të gjejë një zgjidhje para zgjedhjeve në prill.

E këtë deklaratë të zëdhënësit të BE-së e ka komentuar edhe profesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu.

Ai thotë se, Ksoova për 22 kombe të BE-së është shtet sovran, kurse për 5 shtete të tjera është provincë e Serbisë.

Sipas tij, prandaj është e natyrshme për to që referendumi dhe zgjedhjet të mbahen në provnicë.

“Duhet kuptuar se BE institucion i 27 kombeve ka qëndrim neutral karshi Kosovës. Për 22 kombe evropiane Kosova është sovrane, por për 5 kombe të BE-së, Kosova është provincë e Serbisë. E natyrshme për ta që referendumi dhe zgjedhjet duhet të mbahen edhe në provincë”, thotë Spahiu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat