Analisti tregon pse po ikin qytetarët nga Kosova

Politika

Analisti tregon pse po ikin qytetarët nga Kosova

Nga: H.O. Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:30
Ilustrim

Analisti politik, Skender Mulliqi në një prononim për ‘Bota sot’ ka komentuar ikjen masive të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të tjera.

Mulliqi thotë se shumica nga ata thonë se po ikin për të mos u kthyer kurrë më.

“Dikush mund të ndajë mendimin së Kosova për disa decenie do të mbetet më pak banorë. Dikush mund të thotë së nëse vazhdon ky trend i lartë i largimeve, Kosova e cila është e vogël mund të mbetet pa ose me pak shqiptarë! Nuk dua të ndjellë defetizëm, por largimet masive janë evidente dhe nuk ka se si të kontestohen nga askush. Shumë nga ata që po largohen i ndëgjon duke thënë, “Po ikim për mos tu kthyer kurrë”, thotë Mulliqi.

Mulliqi thotë se kjo situatë ‘shtron pyetjen, logjike për çka kemi luftuar?’.

“Kemi jetuar nën okupim për 90 vite, dhe më shumë të drejtë kemi menduar, se në Kosovën e pavarur, nuk do të kemi nevojë më për të ikur, sikur kur e kemi pasur Serbinë mbi kokë. Nuk ndodhi që mos të largohemi nga vendi. Nuk ndodhi të mos largohemi sepse nuk u zhvilluam si shtet sa duhet. Nuk ndodhi pse u varfëruam dhe u izoluam. Nuk ndodhi të mos ikim nga Kosova, se na sunduan krejtë pas luftës pushtetet jo demokratike. Nuk na duhet natyrisht asgjë populli pa shtet, dhe nuk na duhet asgjë as shteti pa popull? Shqiptarët nuk janë që nuk e duan Atdheun, po shumë po ju imponohen largimet nga vendlindjet e tyre! Deri kur se…”, thekson ai./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat