“Serbia po luan me dy karta”/ Analisti tregon pse është i rëndësishëm roli i lobit shqiptar në ShBA për të ardhmen e Kosovës

Politika

“Serbia po luan me dy karta”/ Analisti tregon pse është i rëndësishëm roli i lobit shqiptar në ShBA për të ardhmen e Kosovës

Nga: A.Z Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë mjaftueshëm në luftën diplomatike të Serbisë dhe Rusisë ndaj vendit. Mobilizimi dhe angazhimi i lobit shqiptar në Amerikë po vlerësohet të jetë i domosdoshëm nga drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, i cili thotë se Kosova nuk ka kryer ende punë me Rusinë.

Ish-ambasadori Lulzim Peci thotë se derisa Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, veprimtaria e lobit shqiptar në ShBA duhet të jetë shumë aktive në arritjen e synimeve të politikës së jashtme.

Lidhur me këtë, analisti Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se institucionet kanë dështuar në politikën e jashtme, por sipas tij, kur t’i kryejmë punët me Serbinë aty përfundojnë edhe me Rusinë.

Image
Islam Krasniqi

Tutje, ai ka shtuar se Lobi shqiptar në SHBA kanë dhënë kontribut të madh në çështjen Kombëtare me lobimin e tyre.

“Pajtohem me mendimin e drejtorit të institutit KIPRED, z.Peci, se institucionet tona kanë dështuar në politikën e jashtme, pasi që jemi ndier shumë komod dhe kemi stagnuar qysh në fillim të stratit, duke u kënaqur me pak. Por, ne kur t’i kryejmë punët me Serbinë besoj se aty përfundojnë edhe me Rusinë, pasi që Serbia pavarësisht rrugëtimit drejt BE-së, ajo po qëndron akoma nën ombrellën e Rusisë duke luajtur me dy karta. Karta të cilat janë edhe kërcënuese për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Krasniqi.

Ai u shpreh se deklarata e z. Peci lidhur me aktivizimin e Lobit Shqiptar në SHBA është e qëlluar, sepse ata kanë dhënë një kontribut të madh në përgjithësi në çështjen Kombëtare me punën, aktivitetet dhe lobimin e tyre.

“Andaj çdo aktivizim i tyre do ta bëjë më të lehtë punën e institucioneve tona në rrugëtimin drejt instancave ndërkombëtare”, ka theksuar ai..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat