“Treni i fundit për Kosovën”

Politika

“Treni i fundit për Kosovën”

Nga: A.M. Më: 25 janar 2022 Në ora: 23:11
Ilustrim

Shpesh është raportuar për se ndikimi rus në Ballkan është në rritje.

Analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se ka vite që Rusia investon në destabilizim të rajonit.

“Rusia, ka vite që investon në destabilizim të rajonit. Agjenturat e maskuara me motive herë fetare e herë humanitare e ekonomike, për fat të keq kanë dhënë rezultatet e duhura”, ka thënë ai për Bota sot”.

Më tej, ai ka treguar se preh e kujt kanë rënë shqiptarët.

“Për fat të keq, shqiptarët, në masë të madhe kanë rënë preh e këtyre agjendave antiperëndimore, ku për fat të keq, Turqia e Erdoganit ka luajtur dhe luan rol kyç. Diku nën ndikimin e fesë, duke tjetërsuar idenë e kombit shqiptarë dhe largimin e tij nga shtati perëndimorë  e diku me investime oligarkesh, ku për fat të keq me përjashtime të vogla ranë preh shumica e liderëve në rajon”, ka vlerësuar ai.

Gjithashtu, ai ka treguar se cili është treni i fundit për Kosovën.

“Pra është treni i fundit, ku  përmes intervenimit amerikan, mund të korrigjohen ca gabime dhe të rikthehen gjërat në binarë,  edhe pse kam frikë që edhe ne nuk do të pësojmë  pa ndonjë ndëshkim, si pasojnë e papërgjegjësisë sonë si komb”, ka nënvizuar Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat