Agusholli: Gjykata Komerciale do ta rrisë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë

Politika

Agusholli: Gjykata Komerciale do ta rrisë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë

Nga: A.M. Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:47
Gramos Agusholli

Javën që e lamë pas, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar me 74 vota Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Gramos Agusholli foli për votimin e  Projektligjit për Gjykatën Komerciale dhe ndikimin e tij.

“Po është e vërtetë se Kuvendi i Kosovës, me 74 vota për e ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Fatkeqësisht vetëm deputetët e LDK-së u përmbajtën nga votimi”, thotë ai.

Gjithashtu, anëtari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti thekson se kjo gjykatë do t`i zgjidhë kontestet që janë në mes të bizneseve.

“Gjykata Komerciale do të jetë vendi ku do të zgjidhen të gjitha kontestet që janë në mes të bizneseve. Gjykata në fjalë do të ngritë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, dhe padyshim se gjëja kryesore do të krijojë klimë të mirë për investime nga jashtë. Është një vendim që dëshmon praktikisht se kjo qeveri është seriozisht e interesuar që klima e biznesit dhe investimeve të sigurohet edhe ligjërisht”, nënvizon Agusholli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat