Gjykata Komerciale/ Kadriaj: Jo vetëm në letër

Politika

Gjykata Komerciale/ Kadriaj: Jo vetëm në letër

Nga: A.M. Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:53
Mustafë Kadriaj

Kuvend i Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Kosova ka pasur nevojë për një gjykatë të tillë, pasi në këtë mënyrë do të rritej gatishmëria për investime të huaja në vend.

“Për një gjykatë të tillë ka pas nevojë, dhe parimisht ajo do të duhej të reflektonte në përmirësimin e të bërit biznes duke rritur besimin në institucione, njëherit të rritë gatishmërinë për investimet e huaja në Kosovë, të cilat ka kohë që janë larguar ose hezitojnë të investojnë si rezultat që kontestet gjyqësore ka vonesë të pafund ose nuk kemi vendime të drejta. Me këtë dua të theksoi që një gjykatë e tillë duhet të arsyetojë veten me veprime të shpejta dhe të paanshme, nëse nuk i arrin këto qëllime vetëm çka do ta ngarkoj buxhetin me staf, si dhe shpenzime përcjellëse”, thotë ai.

Po ashtu, Kadriaj ka shtuar se kjo gjykatë duhet të jetë efektive, e jo vetëm të mbetet, si në letër.

“Si përfundim është e nevojshme një gjykatë e tillë, por nuk mjafton vetëm të krijohet në letër dhe ngarkesë për buxhetin e Kosovës dhe të jetë efektive në kryerjen e detyrave konform ligjeve në fuqi”, deklaron Kadriaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat