Letra e Sekretarit Blinken drejtuar Kurtit kishte një qasje tjetër / Çfarë iu kërkua indirekt Kurtit nga Amerika?

Politika

Letra e Sekretarit Blinken drejtuar Kurtit kishte një qasje tjetër / Çfarë iu kërkua indirekt Kurtit nga Amerika?

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 27 janar 2022 Në ora: 19:35
Antony Blinken dhe Albin Kurti

Pak ditë më parë, Sekretari Amerikan i shtetit, Antony J. Blinken i ka nisur një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në këtë letër, Sekretari Blinken ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur formimin e qeverisë së re dhe se presin të punojnë ngushtë për të siguruar, siç ka thënë ai, që Kosova sovrane, e pavarur, shumë-etnike dhe demokratike të zë vendin e saj si partner i barabartë në familjen euro-atlantike”.

Po ashtu, Antony Blinken, në letër thotë se “sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim e marrëdhënieve me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellët është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Kjo letër e Sekretarit amerikan po mbështetet edhe nga opozita. Por, cilat janë kërkesat e tij që duhet përmbushur nga Qeveria Kurti?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat