Prag lufte Ukrainë-Rusi/ A duhet të dërgohet FSK-ja përkrahë NATO-s

Politika

Prag lufte Ukrainë-Rusi/ A duhet të dërgohet FSK-ja përkrahë NATO-s

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 28 janar 2022 Në ora: 12:22
FSK

Mbi 100 mijë trupave ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën dhe stërvitjet ushtarake të Rusisë në Bjellorusi, shtuan shqetësimet se Rusia po planifikon pushtimin e Ukrainës. SHBA-ja dhe Britania janë duke pritur që sulmi i Rusisë të fillojë në muajin shkurt, para mesit të muajit, dhe pas fillimit të lojërave olimpike.

Rusia po vazhdon me provokimet ndaj Ukrainës. Po ashtu, Rusia ka filluar edhe stërvitjet ushtarake në Bjellorusi.

SHBA-ja të mërkurën e ka lëshuar një urdhër për largimin e menjëhershëm të të gjithë shtetasve të saj nga Ukraina.

Po ashtu Rusia i ka nisur gjashtë anije nga Flota e Baltikut dhe nga Flota Veriore drejt Mesdheut për manovra, dhe ekziston frika se ato mund të përdoren për luftë duke i dërguar në Detin e Zi.

Këto lëvizje të Rusisë, e cila udhëhiqet nga presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë që t`i alarmojë fuqitë botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat