Analisti komenton ‘modelin’ amerikan propozuar për qeverinë e Kosovës

Politika

Analisti komenton ‘modelin’ amerikan propozuar për qeverinë e Kosovës

Nga: A.Z Më: 28 janar 2022 Në ora: 22:34
Jeff Hovenier

Amerikanët i kanë propozuar qeverisë së Albin Kurtit modele që sipas tyre mund të funksionojnë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ambasadori Jeff Hovenier tha se e kanë inkurajuar qeverinë që t’i shqyrtojë. Këtë e ripërsëriti Emisari Special, Gabriel Escobar. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur të hesht pasi s’është përgjigjur në pyetjet e gazetës se çfarë modele u janë propozuar nga ShBA-ja dhe se a do t’i shqyrtojnë ato.

Lidhur me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se pasojë ku shqiptarët ranë preh e ndikimit të pansllaviste dhe islamiste, ishte atëherë kur diskriminimi pozitiv për serbë e Kosovës ishte derivat i negociatave të Vjenës.

Ai shtoi këtë situate e shfrytëzoi shteti serb, me ç’rast edhe u artikuluan kërkesat për të drejtat e serbëve.

Image
Leon Duhanaj

“Çështja e të drejtave speciale përkatësisht "diskriminimi" pozitiv për serbet e Kosovës, është derivat i negociatave të Vjenes, përkatësisht Pakos Ahtisari, e që për fat të keq, të gjitha këto, janë pasojë e trazirave të marsit të vitit 2004, ku shqiptarët ranë preh e ndikimit të agjenturave pansllaviste e islamiste, ku me zhvillimet në trazira, tmerruam dhe dëshpëruam botën e civilizuar e cila kishte bërë edhe luftë për të na çliruar me bindjen që jemi popull paqësor. Serbia e shfrytëzoj ketë situatë nga e cila u artikuluan kërkesat për të drejta dhe siguri për serbët, në të cilat përpos të drejtave civile u parapa edhe siguria për kishat dhe manastiret ortodokse gjë që do ta kemi barrë nëpër këmbë”, theksoi ai.

Më tej ka potencuar se Kosova do të duhet të kundërshtonte themelimin e Asociacionit, por ai thekson se e mira është që në marrëveshjen e 2015 është përfshirë nevoja e konsultimit të Kushtetutës gjë që është nënshkruar edhe nga Vuçiqi.

“Tani, jemi para një situate kur SHBA dhe BE kanë për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut të Brukselit, duke synuar t'i japin epilog përfundimtarë. Kosova e ka marrë si obligim ndërkombëtarë themelimin e Asociacionit dhe ketë do të duhet jo ta kundërshtonte por ta përgatiste si pjesë të paketës së marrëveshjes së përgjithshme. Është mirë që në marrëveshjen e 2015-es është përfshirë nevoja për t'u konsultuar Kushtetuta e Kosovës gjë që garanton të mos ketë kompetenca që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe se ketë e ka nënshkruan edhe Presidenti serb Vuçiq, përkatësisht Serbia. Pra, Qeveria e Kosovës, nuk duhet të deklarohet kundër Asociacionit, por të koordinojë modalitetet që të bëhet statuti në harmoni me këshillat e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo të harmonizohet me miqtë ndërkombëtarë në mënyrë që presioni të shkoj kah Serbia dhe Asociacioni të jetë pjesë e pakos së marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë", përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat