“Jo Asociacionit serb”/Analistët paralajmërojnë rrezikun, këto janë dy zgjidhjet për Kosovën

Politika

“Jo Asociacionit serb”/Analistët paralajmërojnë rrezikun, këto janë dy zgjidhjet për Kosovën

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 29 janar 2022 Në ora: 12:10
Fotografi ilustruese

I nënshkruar shumë vite më parë, dokumenti bazë me 2013 dhe parimet e përgjithshme me 2015, nga kryeministrat e asaj kohe, Thaçi dhe Mustafa, e më pas i shpallur jokushtetues, asociacioni i komunave me shumicë serbe, po del ende të jetë vështirësia më e madhe e dialogut.

Pavarësisht se është shpallur antikushtetues në më shumë se 20 pika nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Serbia insiston që ai të formohet siç është nënshkruar, e për këtë është përkrahur gojarisht edhe nga Borell dhe Lajçak.

Ndërsa institucionet e Kosovës vazhdojnë ta kundërshtojnë formimin e tij, veçmas në variantin antikushtetues.

Së fundi ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për dialogun dhe asociacionin.

Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, integriteti territorial i saj janë të vendosura, derisa ka shtuar se marrëveshjen për normalizim nënkupton për SHBA-të njohjen e ndërsjellë.

“Sovraniteti i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, këto çështje nuk janë në pyetje. Ato janë të vendosura. Kosova është shtet i pavarur. Disa njerëz mund të zgjedhin ta kundërshtojnë këtë, por kështu është. Dhe njerëzit mund të debatojnë sa të duan, por realiteti, faktet në terren, flasin vetë. Sfida në dialog është që të arrihet një aranzhim i tillë që të arrihet ky normalizim, kjo marrëveshje për normalizim (të marrëdhënieve) dhe siç e thashë, nga pikëpamja e SHBA-së, duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat