Ky është tërmeti më i fuqishëm që është ballafaquar Kosova

Politika

Ky është tërmeti më i fuqishëm që është ballafaquar Kosova

Nga: A.M. Më: 31 janar 2022 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Muajve të fundit në vendet e rajonit, si në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, qytetarët po tronditen nga tërmetet e shpeshta. Këto tërmete edhe pse epiqendra e tyre nuk është në Kosovë, po ndihen edhe në Kosovë.

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka deklaruar se Kosova është një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë.

Image
Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti

“Nga pikëpamja sizmologjike sipas sizmologëve të vendit, Kosova është një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lartë, që është goditur në të kaluarën dhe mund të goditet edhe në të ardhmen nga tërmetet”, ka thënë ai për “Bota sot”. 

Tahiri ka treguar se cili është tërmeti më i fuqishëm që është ballafaquar Kosova.

“Vendi ynë në të kaluarën është ballafaquar me mjaft tërmete. Për periudhën 1999-2022, tërmeti me i fuqishëm ka goditur regjionin e Gjilanit me datën 24/04/2002, me magnitudë 5.7 shkallë Rihter, me ç’rast kishte humbur jetën një person dhe kishte dëme të konsiderueshme të objekteve”, ka thënë Ahmeti në një intervistë për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat