Hetimet për rrjedhje të informacionit të kërkohen në polici, AKI, Qeveri, administratë

Politika

Hetimet për rrjedhje të informacionit të kërkohen në polici, AKI, Qeveri, administratë

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 1 shkurt 2022 Në ora: 08:00
Qeveria e Kosovës

Në Mitrovicën e Veriut ka pasur disa aksionet policore, por jo të gjitha u realizuan me sukses, kjo për faktin se kishte rrjedhje të informacioneve.

Sipas Inspektoratit Policor, mund të ketë zyrtarë policorë të përfshirë në shpërndarje të informatave.

Madje tashmë kanë filluar hetimet për zbulimin e këtyre personave.

Kushtrim Hodaj, kryeshef ekzekutiv i IPK-së, thotë se dyshojnë që ka pas rrjedhje të informacioneve për shkak se në momentin që ka arritur policia në lokacionet për të cilat ata kanë qenë të destinuar të bastisen del që informacionet kanë qenë paraprakisht te personat e dyshuar dhe nuk janë gjetur në vendin e caktuar.

Ky institucion ka marrë dritën e gjelbër nga Prokuroria e Shtetit për të filluar hetimet ndaj zyrtarëve policorë që dyshohen për shpërndarje të informacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat