Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi/ Juristi: Borrell nuk mund të imponojë kurrfarë dialogu

Politika

Marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi/ Juristi: Borrell nuk mund të imponojë kurrfarë dialogu

Nga: N. Sh. Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 23:04
Josep Borrell

I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan, Joe Biden, Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të jetë e pranueshme nga populli i Kosovës dhe ai serb.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk imponojnë kushte dhe parametra për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë çështje, juristi dhe njohësi i proceseve politike, Blerim Burjani thotë se, qasja e BE-së dhe SHBA-së është e pandryshueshme.

“Kjo nënkupton që palët janë të qëndrueshme plotësisht në qëllimet e tyre të dialogut. S’ka asgjë të re që do të ketë qasje plotësisht tjetër. Palët mund të lihen edhe shumë vite të negociojnë ose të bisedojnë, por zgjidhje përfundimtare nuk do të ketë. Pra, s’ka zgjidhje po që se nuk ka një dokument të rekomanduar nga SHBA-ja dhe BE-ja”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, disa individ mund të flasin se për çka vijnë në Kosovë, por që Lajçak dhe Eskobar vijnë me pak mundësi konkrete.

“Kjo sepse palët vendosin për temat që do të flasin, e pa pajtim të palëve për një temë nuk do të ketë fare dialog. Pra, këtu nuk ka asgjë që iu imponohet palëve, por ka vetëm vullnet të lirë të tyre, nëse duan mirë, nëse jo kurrgjë”, shton ai.

Ai thekson se dialogu është bllokuar nga palët me qasje plotësisht të ndryshme.

“As Borelli nuk mund të imponoj më kurrfarë dialogu që quhet teknik apo politik. Ai ka mandat teknik në emër të BE-së dhe ai nuk duhet të merret me gjëra të tjera, e më së paku me qëndrime të njëanshme se ky është qëndrimi, pra kjo nuk duhet të ndodhë dhe me këtë mandat që ka BE-ja nga OKB-ja është teknik e jo politik”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat