Netët e tmerrit në Mitrovicë/ Rrëfimi i protagonistëve nga veriu: Si u vranë shqiptarët, këta janë autorët e krimit, çfarë bënë “Tigrat e Zi” të Lushtakut?

Politika

Netët e tmerrit në Mitrovicë/ Rrëfimi i protagonistëve nga veriu: Si u vranë shqiptarët, këta janë autorët e krimit, çfarë bënë “Tigrat e Zi” të Lushtakut?

Nga: N. Sh. Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:20
Pamje nga Mitrovica

Tashmë janë bërë 22 vjet nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, kur në Mitrovicën veriore u vranë 10 qytetarë civilë shqiptarë, dhe u plagosën 25 të tjerë, si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.

Në këto dy data të tmerrshme për shqiptarët, në veri të lumit Ibër u ekzekutuan Bashkim Rrukeci, Muharrem Sokoli, Nezir Voca, Shqipe Voca, Selime Berisha, Remzije Canhasi, Nderim Ajeti, Sebaha Abrashi, Nexhmije Xhaka dhe Niman Sejdiu.

Ekzekutorët sipas dëshmitarëve okular ishin Oliver Ivanoviq, Dragan Delibashiq, Milodrag Raliq, Pagi Joviq, Zoran Dediq, Rela Martinoviq, Zoran Kostiq, Sasha Saviq, Ivan Mandiq, Dragan Shilkoviq, Dushko Shilkoviq, e shumë të tjerë.

Këto dy data shënojnë një ndër masakrat më të mëdha serbe në Kosovën e pas luftës.

Serbët e Kosovës në bashkpunim me grupet kriminale të ardhura nga pjesët e ndryshme të Serbisë ishin organizatorët e asaj masakre.

Për këtë masakër të kryer nga serbët, ka folur profesori Adem Mripa, i cili është banor i lagjës së Boshnjakëve.

Profesori nuk ka hezituar që të akuzojë UNMIK-un, për shumë çka që ka ndodhur në veri.

Mripa thotë se “Rojet e Urës” kanë vra shqiptarë në prezencën e UNMIK-ut.

Sipas profesorit viti 2000 dhe data 3 e 4 shkurt njihet si viti i masakrës ku u vranë dhjetë persona, fëmijë e gra.

“Ato vite dhe ato ditë janë ditët e tmerrit që nuk mund të shlyhen lehtë nga kujtesat tona. Janë tërë ato ditë kur vetëm një Zot e kemi pas ndihmë dhe një pjesë të UÇK-së, kurse serbët e kanë pas ndihmën e MUP-it serb dhe Qeverisë serbe të cilët kanë manipuluar tërë natën ku “Rojet e Urës” kanë sulmuar secilin shqiptarë që e kanë pa duke kaluar. Madje kemi raste kur po këto “Roje të Urës” kanë vra shqiptarë në prezencë të ndërkombëtarëve dhe policisë së UNMIK-ut”, thotë Mripa.

Ai thekson se, fatkeqësisht për këto 20 vjet askush nuk ka qarë kokën për shqiptarët e veriut, derisa serbët kanë ndihma të ndryshme nga Serbia dhe Republika serbe e Rusia.

“Serbët në prezencë të ndërkombëtarëve kanë shpërndarë armë, disa herë i kam ftuar UNMIK-ut dhe KFOR-in se po shpërndajnë armë, kurse ata nuk kanë ndërhyr për me ndërpre furnizimin e serbëve me armë. Prej meje ata kanë kërkuar që ti bëjë fotografi. Ata nuk kanë ardhë me i zënë në vepër se çka po shpërndajnë. Një rast, pas disa dite pasi u shpërndanë armët disa ushtar të KFOR-it italian më pyetën se si është situata dhe iu tregova se situata nuk është e mirë, serbët armatosën, vrasin e rrahin shqiptarët dhe askush nuk përgjigjet, ne jemi të strukur dhe nuk kemi guxim me dal jashtë shtëpisë pasi jemi të rrezikuar për vrasje nga grupet kriminale serbe të quajtuara “Rojet e Urës”. Komandanti italian më tha tregom se ku kanë shpërndarë armë dhe ata shkuan e bastisën atë lokalcion dhe për fat e gjetën vetëm një automat e pjesën tjetër të armëve nuk i zbuluan sepse i kishin shpërndarë serbët tanimë”, përfundon Mripa.

Për masakrën e veriut ka folur edhe ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari, ishte një ndër organizatorët kryesor bashk me profesor Adem Mripën ku morën iniciativën që një grup mbi 30 persona shqiptar të veriut të ushtrohet për përdorimin e armëve automatike që të jenë të përgatitur në rast të ndonjë sulmi nga kriminelët serbë.

Ai thotë se, pas futjes së KFOR-it francez, interesoheshin vetëm në çarmatimin e UÇK-së që e kishte arritur përmes bashkëpunëtorit të shërbimit sekret francez DGSE, Hashim Thaçit, i cili përmes nënshkrimit të marrëveshjes K-0/99 e çarmatosi dhe e tradhtoi UÇK-në sikurse kjo të ishte ushtri private e tij.

“Qytetarët shqiptar pasluftës në veri kërkonin ndihmen tonë dhe ne nuk kishim as mundësi e as të drejtë që t’i ndihmojmë pasi komandantët tonë me Hashim Thaçin në krye na çarmatosën UÇK-në dhe e bënen OJQ. Në nëj rast komandanti Rrahman Rama më sjell një person në zyre të ZKZ-G2, ai person ishte profesori Adem Mripa të cilin pastaj i kemi dalë në ndihmë aq sa kemi pasur mundësi e shpeshherë edhe duke rrezikuar që të burgoseshim nga UNMIK-u dhe nga KFOR-i francez”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai tregon se me datë 1 shkurt të vitit 2000, rreth orës 09:00, në zyrën e tyre G/2 ishte shkuar Rrahman Rama me një civil për të cilin thotë se e kishte pa edhe më herët në Shtabin e Përgjithshëm në Prishtinë gjatë takimeve që kishin rregullisht me SHTP dhe në PK-SHIK-MRP, pasluftës.

“Komandanti Rrahman Rama më ka thënë se ky është komandant ‘Shpati’ I. Ilazi nga Shtabi i Përgjithshëm dhe se unë duhet të bisedoja me të. Shpati më propozoi që ta largoja nga zyra Shefqetin dhe ky epror i G-2 por nuk pranova që ta largoj pasi ishte bashkëluftëtar dhe njeri i sbprovuar. I thash jo, pasi edhe ashtu unë i tregoja dhe i bisedoj gjërat em ta se është i besuar dhe i verifikuar, pastaj Shpati e ka nxjerrë një letër urdhër nga një kuvert postal ma ka afruar që ta lexoj atë urdhër ku aty ishte nënshkrimi i Hashim Thaçit, Agim Çekut dhe Kadri Veselit, që urdhërohej që rekomandimet e Shpatit të kryhen me përpikmëri dhe në rast nevoje TMK-në e zonës së Shalës ta vën nën dispozicionin e Shpatit. Gjatë biesedës me Shpatin, më pyeti a ki njerëz të G2 TMK në veri, i thash që po dhe më pyeti a kemi armë dhe sa ushtarë janë. I thash afër 30 veta, por nuk ishin aq, pastaj më tha merre radiolidhjen e thirri të gjithë që të dalin sante dhe se ky është urdhër që të kthehen në Jug të Mitrovicës e të vinë në TMK-në në Tavnik”, tregon Miftari.

Ai tregon se çfarë ndodhi më pas.

“Unë e pyeta Shpatin se çka po ndodhë? Ai tha se nesër në veriun e Kosovës në Mitrovicë do të duhet me forcë dhe me armë disa njesi të UÇK-së, si Tigrat e Zi dhe disa të tjerë dhe Sami Lushtaku do t’i udhëheq dhe veriu i Mitrovicës do të lirohet nesër në mbrëmje. I thash që më mirë është që t’i mobilizojmë qindra ushtarë tanë pasi kishim shumë të përgatitur dhe të trajnuar për luftë sesa nga Drenica por që na duhet municion dhe disa armë i kërkova nga OSA, zolla dhe top dore dhe municion tjetër. Tha jo, ju do të rrini urtë dhe nuk dini asgjë pasi jeni nën vëzhgim 24 orë dhe inteligjenca ushtarake francezë të cilët hapur po e përkrahin Serbinë, ju nuk dini asgjë dhe të sjelleni normal pasi është kjo top sekret ushtara dhe me kaq përfundoj kjo bisedë e cila zgjati rreth 45 minuta. Ai tha se nëse rrini andej kanë me u vra ndërmjet veti ushtarët tonë pasi në errësirë do të filloj aksioni, edhe pse nuk ma mbusi syrin ky urdhër i tyre, andaj unë kam urdhëruar 4 ushtarët tanë që nga atje të vinë në TMK, pra në komandan tonë në Tavnik dhe armët e gjata që i kane me veti të i fshehin por t’i lanë andej. Pas 2-3 dite serbët ishin kanë të përgatitur për këtë çështje, pasi më heret kishin pru paramilitare ë pjesëtarë te policisë kinse si pacientë. Ata kanë pas armë edhe shumë gjëra tjera dhe pas aksionit ata pastaj kanë shkuar përsëri në spital dhe KFOR-i francez nuk i ka ngucur. Kurse të shtënat me zollë kanë qenë shkak që serbët me ba pastrimin etnik”, tregon Miftari.

Ai tutje rrëfen për ngjarjen e 2 shkurtit.

“Ne ishim afër 10 epror e ushtarë të besuar dhe e hetuam se kishte KFOR francës në lëvizje e po i përcillnin. Ne kemi dalur afër Shtëpisë së Mallrave në qendër të Mitrovicës dhe diku pas orës 19:00 kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme të një pasnjëshme nga dy zolla M64MM. Pas disa sekondash na kanë rrethuar ushtarët francëz me armë të gjata dhe na kanë urdhëru që të shkojmë me ta të Gjenerali i tyre sepse ai dëshironte të takohet në hotel Adriatiku ku ishte baza e tyre dhe në holl brenda na i kanë marrë radiolidhjet dhe kanë kërku të takojnë Rrahman Ramën i cili ishte në Prishtinë por nuk i bënte telefoni. Aty na bën fajtor mua dhe I. Hajrizin për atë se çka po ndodh duke na kërcënuar se do të na arrestojnë dhe gjykojën si terrorista pasi UÇK-TMK ishte tani OJQ dhe jo ushtri. Dikur na liruan nga ora 24:00 dhe kur kemi dal i kemi takuar disa civil të ikur nga veriu dhe kanë pa ushtarët francez dhe paramilitaret e policisë serbe duke vepruar bashkaraisht. Të nesërmen ushtria franceze me tanke dhe afër 6 mijë ushtarë të armatosur deri në dhëmë bënin shtetrrethim të veriut të Mitrovicës dhe me datën tre ditën dhe natën ne kemi shti armë luftë dhe përpjekjet tona që të futemi në lagjën e Boshnjakëve ishin të pandaluar”.

Por sipas tij, ishte shumë vëshitirë pasi i kishin bllokuar të gjitha rrugët dhe nga rrokaqiejt e lartë ushtarët francez me snajper gjuanin për të vra nëse futeshin në veri.

“Me datën 3, ka mbramja një marshal italian Xhani De Mella, karabinier ka ardhë në zyrën tonë G-2 dhe na ka treguar se ka shumë të vrarë nëpër rrugë dhe të plagosur dhe se ushtria franceze kanë bërë orë policore dhe qëllojnë pa paralajmërim gjatë ditës. Ne mledhnim edhe informata sidomos nga oficeri i inteligjencës ishtarake britanike M. Mildi na tha se asnjë ushtarë i Drenicës, Tigrat e Zi të Sami Lushtakut as njerëz të Shpatit nuk ishin prezent në veri të Kosovës dhe kjo ishte vetëm një lojë e shërbimit serkret serbë dhe francez me dijen dhe ndohmën e argatit ttë tyre Hashim Thaçit, Agim Çekut dhe edhe Kadri Veseli dhe nga ajo natë më kurrë nuk ju kamë besuar atyre dhe komandantëve të Drenicës. Pas tri ditësh e mora vesh se gjuajtësit e 2 shkurtit ishin njerëz të Hashim Thaçit që iu shërbenin disa komandantëve të Drenicës dhe gjatë luftës i kam ndjek dhe dy herë i kam arrestuar në zonën e Mitrovicës të cilët ishin ushtar të disa komandantëve nga Shtabi i Përgjithshëm në Drenicë”, rrëfehet tutje ai.

Ai tregon se pse po vazhdon drama edhe sot në veri.

“Krejt drama çka po ndodh sot është se në vitin 1997, 1998, 1999... Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Baton Haxhiu, Gani Thaçi dhe shtabi i Rognerit ishin parashutistë të shërbimit sekret Serb UDB të Ivica Stanishiqit dhe disa u bënë edhe parashutistë pa parashuta të shërbimit sekret Francez DGSE nënpunësa të dhëndrit serb Denjear Arnaudit. Kurse UDB Serbe dhe DGSE Franceze ishin dhe janë edhe sot aleat shekullor nga lufta Ballkanike e deri te ‘Solunsku Frontit’ ardhja e KFOR-it francez në veriun e Kosovës ishte me koordinim të plotë me Serbinë dhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, dhe me Agim Çekun komandantin e UÇK-së i cili ishte shërbëtor i Shtabit të Rognerit”, shprehet Miftari.

Ai bënë disa pyetje për secilin eprorë që ishte prezent të Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në vitin 1999 në Berishë.

“Pyetni çdo eprorë që ishte prezent në Shtabin e Përgjithshëm në 1999 në Berishë duke fillu nga Rexhep Selimi... se si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli dhe Agim Çeku e kishin mbush Shtabin e Përgjithshëm në Berishë me oficerë të prezantuar në UÇK si kinse janë Anglez të NATO-s, a në fakt ishin oficerë Francez të DGSE që ishin ardhë në koordinim të plotë me shtetin serb me ushtrinë dhe policinë e Millosheviqit qëllimi ishte që përmes KFOR-it francez dhe nëpunësave të vet Thaçit, Veselit, Haxhiut, por edhe naivitetin e Agim Çekut të ja ruajnë Serbisë territorin e veriut të Kosovës”, tregon Miftari.

Miftari tregon se si Agim Çeku i kishte ndalur në një fshat dhe i kishe vonuar 4-5 ditë.

“Pyetni Agim Çekun si na kishte ndaluar duke na vonuar në fshatin Novolan të Vushtrrisë qëllimisht 4-5 ditë rresht neve Brigadën 142 të UÇK-së që të futemi në Mitrovicë. Pyetni se si edhe Mitrovicën na kishin thënë të mos e shkelim dhe të mos jemi prezent. Shkolla e Vaganicës ishte kufiri deri ku guxonim të vendoseshim, por disa nga ne duke mos e përfillë urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm u vendosum krye në veti në Tavnik”, tregon ai.

Miftari thotë se të pyetet edhe Rrahman Rama se a është e vërtetë kjo?

“Pyetni edhe Rrahman Ramën se a është kjo e vërtetë se çfarë urdhrash të çoroditura na vinin nga Shtabi i Përgjithshëm në atë kohë përmes Agim Çekut, pasi pothuajse të gjithë eprorët dhe ushtarët e 142 e dimë këtë", shton ai.

Pastaj sipas tij, ka vazhduar plani i ndytë pas 16 Qershorit 1999 në Mitrovicë.

“Loja e DGSE, francezëve dhe UDB serbe me nda veriun e Kosovës, ndalja e demonstratave masive dhe loja e DGSE franceze koordinim me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, Agim Çekun... këtë lojë e kemi pa pastaj publikisht pothuajse gjysma e Kosovës! Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi pastaj pastrimi etnik dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?”, vazhdon tutje Miftari.

Miftari flet edhe për Tigrat e Zi të Sami Lushtakut.

“Pyetni edhe Rrahman Ramën kush ishte dërguar nga Shtapi i Prishtinës në Shtabin e Zonës 4 me 02. 02. 2000 një epror i deleguar i tyre me nofkën SHPATI, ish pjesë e LPK... dhe pse ishin ardhë urdhrat nga Prishtina që zona e 4 e UÇK-TMK të mos bënim asnjë veprim ushtarak në Mitrovicë  pasi në veri kinse do të intervenonin formacioni ‘Tigrat e Zi’ në krye me Sami Lushtakun dhe me rëndësi kush e kishte nisur kinse lirimin e veriut, në fakt kishte filluar skenarin serbo-francez për pastrimin etnik ndjekjen e shqiptarëve nga veriu i Kosovës rreth orës 20:00 me 2 shkurt në Mitrovicë me shkrepjen e dy antitankve Zolla nga një shkollë në jug të Mitrovicës”, thotë Miftari.

Miftari tutje pyet se pse nuk e pranojnë këta akterë me në krye Hashim Thaçin se u mashtruan?

“Pse këta akterë në krye me Hashim Thaçin nuk e pranojnë sot se si i mashtroi Shërbimi Sekret Francez në Mitrovicë 1999, i cili ishte në koordinim 100% me shtetin serb me UDB serbe”, deklaron Miftari.

Ai kërkon nga Prokuroria hetim për masakrat e vitit 2000 në veri, që të dënohen skenaristët dhe kriminelët që kryen krime në atë kohë.

“Të mos i lëshojmë pe më kurrë Serbisë se ska kurrëfar kompromisi me armikun shekullor tonin, Qeveria Kurti ta ndihmojë ta rregullojmë tradhtin dhe mashtrimin që na u bë përmes KFOR-it francez gjegjësisht përmes Shërbimit sekret Francezo-Serb në qershor 1999 me ndihmën e Thaçit. Të hetohet deri në fund nga Prokuroria e shteti masakra e 2 shkurtit të vitit 2000, kur u vranë dhjetëra qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë, si dhe u dëbuan nga pronat e tyre mbi 15 mijë shqiptarë civilë të Mitrovicës së veriut, dhe ta rregullojmë gabimin tonë që bëmë për veriun e Kosovës por edhe të dënohen skenaristët dhe kriminelët që bënë krime kundër civilëve shqiptarë para NATO-s, para 60 mijë ushtarëve të saj”, përfundon Naim Mifari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat