Gjatë ditës së sotme është arrestuar i dyshuari i radhës për vrasjen e trefishtë në Gllogjanë të Deçanit.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person të dyshuar lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.
Sipas prokurorisë i ndaluari është K.M., i dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi apo kontroll e paautorizuar e armëve”.
Prokuroria poashtu ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.
Ai u shpreh se vrasja e trefishtë në Gllogjan ishte një tronditje jo vetëm për Kosovën por edhe për vendet fqinje të saj.
Sipas tij, Prokurorisë Themelore të Pejës i duhet sa më shpejt të zbuloj qëllimin e kësaj vrasje makabre.
“Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit ka zemëruar e ka prekur jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe të Shqipërisë e të Maqedonisë Veriore, dhe si e qysh ky krim i rënda duhet të zbulohen nga Prokuroria Themelore e Kosovës . Pasi i dyshuari K.M. është kapur në Pejë e është paraburgosur, tani i mbetet Prokurorisë Themelore të Pejës të konspektojë, konceptojë e zbulojë qëllimin e vrasjes makabre të trefishtë në Gllogjan, se është vrasje politike apo klandestine”, u shpreh ai.
Profesori e sheh problematike vrasjen e ndodhur pikërisht në vendlindjen e Haradinajt.
Ai thotë se kjo vrasje nuk dihet ende se për çfarë arsyje është bërë, ai thekson që mund të jetë edhe e qëllimshme në mënyrë që humbë gjurmët e dëshmive kriminele para qeverisë dhe Gjykatës Speciale në Hagë.
“Problemi i kësaj vrasje të trefishtë është se ka ndodhur në vendlindjen e Ramush Haradinajt, Gllogjan të Deçanit, që është bastionin i partisè së AAK-së e për këtë shkak do ketë shumë mendime kontraverse qaveri-opozitë. Dyshimet e vrasjes së trefishtë në Gllogjan janë, se, ç'kërkoi i dyshuari K. M. nga Peja të vrasë tre persona në Deçan, pse shkoi?, dhe kush e detyroi të vrasë dhe pse e bëri këtë vrasje?. Të ndodhte vrasja e trefishtë me urdhër nga policia sekrete e Kosovës atëherë kurrë nuk do zbulohej vrasësi K.M. dhe këto vrasje në Gllogjan do mbeteshin të fshehta dhe të pa zbuluara. Karakteri i vrasjes në Gllogjan më shumë ka kuptime klandestineske sesa politike? Ndoshta vrasjet në Gllogjan janë bërë të qëllishme për të humbur gjurmët e dëshmive kriminele para qaverisë së Kosovës e para Gjykatës Speciale të Hagës”, tha profesori.
Në fund profesori thotë se nga zbulimi i kësaj vrasje të trefishtë duhet të frikësohen partitë opozitare pasi do të zbulohen veprime të shumta partiake.
“Në këtë rast më shumë duhet të frikësohen partitë opozitare sesa qeveria e Kosovës. Vrasja e trefishtë në Gllogjan më shumë anon e është e ngjyrosur nga partitë opozitare AAK e PDK sesa nga partia e LVV-së në pushtet. Me vrasjen në Gllogjan do zbulohen shumë veprime të shëmtuara klandestinësh partiakë”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.