Pista e hetimit për arratisjen e Radojçiqit - Çfarë po dyshohet se ka ndodhur në të vërtetë?!

Politika

Pista e hetimit për arratisjen e Radojçiqit - Çfarë po dyshohet se ka ndodhur në të vërtetë?!

Nga: M.H. Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 22:14
Milan Radojçiq

Të enjten që po lëmë pas, Milan Radojçiq i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak.

Këtë njoftim për media e raportoi policia e Kosovës.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se si i iku Radojçiq nga duart derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer procedurat e verifikimit.

Menjëhere pas kësaj, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor, të cilët ishin në detyrë në momentin kur Milan Radojçiq ka ikur nga pika e kalimit kufitar në Bërnjak.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, i cili u shpreh se duhet shikuar gjithë situatën se si ka ndodhur e gjithë ngjarja në detaje.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij policia do të duhej në këtë rast të ishte e përgatitur.

Çështja e sigurisë në Kosovë duhej të ishte stabile dhe e qëndrueshme, sepse që nga paslufta e deri më tani kanë kaluar mbi 20 vite. Prandaj, situata e sigurisë duhet të jetë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës në tërë territorinë e saj dhe është policia ajo që është shkolluar dhe që nga paslufta e deri më tani i jetëson ligjet edhe Kushtetutën e Kosovës në tërë territorin e saj. Policia e Kosovës në të gjithë territorinë e Kosovës pavarësisht që në polici ka përfaqësues të të gjitha nacionaliteteve të popullatës, ishte dashur të jetë e përgatitur të mos lëshojë këso gabime, si në aspektin e profesionalizmit dhe me eksperiencën që e ka arritur deri më tani”, u shpreh ai.

Më tej ai shton se Radojçiqi ka mundësi të ketë ikur edhe me ndihmë të policisë pasi ky person njihet që është i përkrahur nga politika e lartë e Serbisë.

Rasti sikur që shpjegohet i Milan Radojçiqit që është arratisur në pikën kufitare në Bërnjak, është për t’u habitur, dhe këtu krijohen dyshimet se policia në atë pjesë gjithsesi është e lidhur me mafitë politike, sepse ky person është i përfolur dhe si i dyshimtë edhe për pjesëmarrje të shumta në krime të organizuara, e sidomos edhe si i dyshuar në vrasjen e Oliver Ivanovoqit. Ky person i përkrahur nga politika e lartë e Serbisë që e luan një rol me një post të rëndësishëm (zëvendës) në Listën Serbe, parti që i ka të gjithë deputetët serbë nën kontrollë në Parlamentin e Kosovës”, thotë eksperti i sigurisë.

Të zbulohen dhe publikohen detajet nga ngjarja e krijuar

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë thotë që policia duhet të merr çdo detaj nga ngjarja dhe të shikoj se si ka ardhur deri tek ikja e tij.

Situata e krijuar në kufi të hyrjes nga shteti i Serbisë për në Kosovë, sikur që në çdo pjesë të kalimit nga një shtet në tjetrin gjithsesi që në këto vende kufitare nga ana e policisë kryhet identifikimi i çdo udhëtari që hyn në shtetin e Kosovës apo në të kundërten që del nga shteti i Kosovës, apo edhe ndoshta i ka ndihmuar të largohet sipas sinjaleve që ia ka dhënë që të largohet, nëse dokumentacioni-pasaporta ka mbetë në duart e policit dhe ai ka ikur duhet të merrët si rrethana më e lehtë, por nëse polici ia ka kthyer pasaportën dhe i ka dhënë shenjën që të largohet, Inspektorati i Policisë duhet t’i udhëheqë këto hetime dhe në detaje ta shpjegoj situatën e krijuar për këtë rast, dhe kur ta zbardh rastin e ndodhur në detaje, atëhere dihet kush janë pjesëmarrës krejt në këtë ngjarje”, potencoi ai.

Ndër të tjera Tërnava shton që në këtë ngjarje duhet të kyçet edhe prokurori i shtetit dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat që i parasheh ligji i punëve të brendshme qoftë edhe ndjekjet penale.

Të autorizuarit nga Inspektorati i policisë dhe vet policia sipas ligjeve në fuqi duhen ta zbardhin rastin se si ka ndodhur në detaje dhe t’i zbulojnë fajtorët si pjesëmarrës në këtë rast dhe ndaj atyre të gjithëve të ndërmirren masa ligjore dhe nëse ka vepër penale në këtë rast, duhet të kyçet edhe prokurori i shtetit dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat që i parashohin ligjet qoftë edhe ndjekjen penale”, theksoi Tërnava për “Bota sot”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat