Mehmeti: Ja përse nuk është serioz paralajmërimi i Pacollit për sjelljen e një njohjeje të re

Politika

Mehmeti: Ja përse nuk është serioz paralajmërimi i Pacollit për sjelljen e një njohjeje të re

Nga: A.Z Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 14:59
Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka folur sërish për njohjen e paralajmëruar ditë më parë nga një shtet afrikan.

Ndërsa i është përgjigjur një komentuesi në pyetjen e tij se si ka mbetur kjo çështje, Pacolli është shprehur se detyra e tij ka qenë ta sillte delegacionin në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër sipas tij, tashmë i takon presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Lidhur me atë se a do ta arrijë që Pacolli ta sjell këtë njohje, analisti politik Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se diskutimet e tilla bëhen me Kurtin dhe Osmanin, jo përmes rrjeteve sociale.

Për më tepër Mehmeti këtë e sheh vetëm si reklamë, sepse për çështje të tilla duhet të ekzistoj raporti i gjerë politik.

“Nuk dua të paragjykoj, por di të them se çdo njohje është me rëndësi. Megjithatë, Pacolli nuk duhet të bëjë këto diskutime në Facebook, diskutime të tilla bëhen me kryeministrin dhe presidenten dhe jo në rrjetet sociale. Duke zhvendosur diskutimin në Facebook larg zyrave, Pacolli më tepër bën reklamë vetes se sa vërtet ka interes njohjen nga shteti aktualisht anonim. Kur është në pyetje interesi i shtetit dhe çështje kaq delikate dhe të rëndësishme, duhet të ekzistojë raport më korrekt në mes spektrit të gjerë politikë të vendit, diskutime të tilla në rrjetet sociale nuk janë serioze dhe si të tilla duhet të shmangen”, potencoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat