Vrasja në Gllogjan – juristi ka një kërkesë

Politika

Vrasja në Gllogjan – juristi ka një kërkesë

Nga: M.H. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Vrasja e trefishtë në Gllogjan mbetët një nga temat më të ndjeshme për gjith qytetarët e vendit.

Kjo vrasje nuk po arrin ende të gjej arsyjen e vërtetë që sjelli vdekjen e tre personave.

Institucionet e vendit po mbesin duke u merr me rastin, ku deri më tani kanë arrestuar katër persona.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi, i cili u shpreh se kjo vrasje po vazhdon të mbetet enigmë për qytetarët e vendit dhe se ka ende paqartësi për krimin e kryer.

Image
Muhamet Kelmendi

Vrasja që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit kërkon hetime të thella dhe mos ngutje me paragjykime për dorasin. Është mirë që kemi një mbajtje në paraburgim për rastin e ndodhur. Mirëpo, nga ajo që Gjykata Themelore në Pejë, ka deklaruar ende nuk ka qartësi mbi rastin e krimit të kryer në Gllogjan”, u shpreh ai.

Kjo çështja ka marr një kahje dhe premton zgjidhje

Më tej ai thotë se duhet të zbardhet ky rast në mënyrë që qytetarët të jenë më të lirë dhe të mos krijohet panik tek ata.

Zbardhja e rastit është shumë e mirëpritur. Me atë tregohet efektiviteti i organeve. Por, kështu edhe fillojnë qytetarët të marrin frymë më lehtë. Mos zbulimi krijon frikë dhe ajo mund të shpie tek konfliktet e reja. E kjo nuk duhet të ndodhë”, thotë Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat