Avokati Krasniqi: Luftë e hapur ndaj Presidentes nga disa portale, që u shërbyen pushteteve 

Politika

Avokati Krasniqi: Luftë e hapur ndaj Presidentes nga disa portale, që u shërbyen pushteteve 

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 13 shkurt 2022 Në ora: 13:20
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili është edhe rezervist i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Roli i mediave është që të raportojnë drejtë dhe saktë për një ngjarje a temë të caktuar. 

Por, kohën e fundit bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani është kryqëzuar për shkrimet e tij, në të cilat i ka quajtur disa media, si ‘ndërmarrje kriminale’. 

Madje, analistë e figura politike të opozitës, kanë kërkuar dorëheqjen e tij nga posti që mban. 

Derisa ai vet kishte reaguar për një gjë të tillë duke thënë se, e kanë devijuar qëllimshëm. 

“Asnjëherë nuk kam synuar e as nuk synoj ta cenoj gazetarinë profesioniste, si profesion i domosdoshëm për demokracinë, për të cilën kontribuojnë shumë gazetarë e media të përkushtuara. Mirëpo, kur rrezikohet jeta e familjes sime për shkak të demonizimit, dezinformatave e propagandës së njerëzve të caktuar, është detyrë po aq e shenjtë që të gjithë ta mbrojmë familjen, dinjitetin dhe të vërtetën”, kishte deklaruar ai ndër të tjera. 

Rreth kësaj ditë më parë ishte deklaruar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat