“Të jemi vigjilentë”/Eksperti i sigurisë tregon ndikimin e krizës Ukrainë-Rusi në Kosovë

Politika

“Të jemi vigjilentë”/Eksperti i sigurisë tregon ndikimin e krizës Ukrainë-Rusi në Kosovë

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustruese

Kriza në mes të Rusisë dhe Ukrainës është padyshim e diskutuar edhe në shtetet shqiptare.

E ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, e ka lidhur situatën atje me veriun e Kosovës, për të cilën thotë se është pikë e nxehtë.

Sipas tij, pushtimi i Ukrainës do të ketë ndikimin edhe në dialogun Kosovë-Serbi.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se nga situata në Ukrainë mund të ndikohet Ballkani, për shkak të çështjeve të papërfunduara nga shtetet e ish-Jugosllavisë.

“Situata e sigurisë në aspektin gjeostrategjik dhe të atij gjeopolitik mund të themi se situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit mund të afektohet duke parë që shtetet e ish-Jugosllavisë ende kanë shumë çështje të papërfunduara dhe çdo orientim nga lindja mund të lë hapësirë që në BiH, Mal të Zi, në Maqedoni si dhe në Kosovë ambicia për interferim është e lartë nga Serbia”, është shprehur ai.

Image
Drizan Shala

Sipas Shalës, Kosova duhet të ketë kujdes në këtë fazë, pasi ky është vit i presionit dhe duhet vazhduar me vigjilencë dhe të luftohen e parandalohen aktivitetet kriminale në veri.

“Pra, Kosova dhe delegacioni i saj duhet të këtë kujdes në këtë fazë duke parë që 2022 do jetë vit i presionit ndërkombëtar për Kosovën në aspektin politik, ndërsa në aspektin e sigurisë duhet të vazhdojmë me vigjilencë, duke përcjellë çdo lëvizje në terren, duke luftuar dhe parandaluar aktivitetin kriminal shtetëror në pjesë veriore nga Beogradi”, thotë Drizan Shala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat