Labinot Gruda nuk është i vetmi!/ Cili grup kriminal qëndron prapa vjedhjes së 2.1 milionë eurove të Thesarit?

Politika

Labinot Gruda nuk është i vetmi!/ Cili grup kriminal qëndron prapa vjedhjes së 2.1 milionë eurove të Thesarit?

Arife Morina Nga Arife Morina Më 14 shkurt 2022 Në ora: 22:26
Labinot Gruda

Ditë më parë, njëri nga të pandehurit në rastin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, më saktësisht Labinot Gruda ka pranuar fajësinë para gjykatës.

Gruda u deklarua fajtor për të gjitha pikat e akuzës në seancën e mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë me 21 dhjetor të vitit 2021 e konfirmoi aktakuzën ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, të cilët ngarkohen se i shkaktuan dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 cent.

Në aktakuzë thuhet se Gruda, akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala.

Po ashtu, bazuar në aktakuzë, Gruda është kyçur në SIMFK dhe ia ka shtuar userit të tij mundësinë e shtimit të klasës funksionale në sistem, me ç 'rast ka regjistruar furnitorin “LDA GROUP” SH.P.K, më pastaj ka krijuar përdoruesit fiktiv përmes të cilëve ka ndërmarrë veprimet për qasje për urdhër-blerje, për pranim të mallit dhe krijim të kuponave të shpenzimit, si dhe ka ndërruar fjalëkalimin e përdoruesit ekzistues “FAZLIUF”(Fadil Fazliu), i cili kishte qasje në sistem si zyrtar certifikues i Ministrisë së Infrastrukturës, përmes të cilit ka certifikuar kuponët e shpenzimit për operatorin “LDA GROUP” SH.P.K., me ç'rast Thesari i Kosovës sipas procedurave standarde të SIMFK-së, ka ekzekutuar pagesat në llogari të këtij operatori.

Vjedhja e Thesarit të Shtetit ishte një nga vjedhjet më të mëdha të kryera në Kosovë, gjë që nxiti aso kohë valë reagimesh, që ende vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat