Paralajmërohet kapja e rrjetit kriminal në Kosovë – analistët kanë një porosi për partitë politike!

Politika

Paralajmërohet kapja e rrjetit kriminal në Kosovë – analistët kanë një porosi për partitë politike!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 19 shkurt 2022 Në ora: 18:01
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Ditë më parë vëmendjen e ngjarjeve e mori ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Burim Rreci.

Rreci u arrestua në pikën kufitare Debeli Brijeg, pasi në veturën e tij janë gjetur rreth 50 kilogramë marijuhanë, përcjell “Bota sot”.

Kjo padyshim që ishte një nga ngjarjet që sjelli debat në opinionin publik, për arsye se i njëjti ishte pjesë e partisë Nisma Socialdemokratike.

Nga Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e të Hyrave dhe Doganave kanë njoftuar zyrtarisht se zyrtarët e tyre gjatë kontrollit të një veture të pasagjerëve Audi me targa të Kosovës, të drejtuar nga një shtetas i Kosovës, kanë gjetur shtatë pako me marijuhan.

Aktivitetet e koordinuara të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave dhe Doganave të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:30 parandaluan kontrabandën e lëndës bimore e dyshuar si lëndë narkotike marijuhan me peshë rreth 48.2 kilogramë. BR është privuar nga liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të paautorizuar. Prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e lëndëve narkotike. Masat dhe veprimet e mëtejshme policore-prokuroriale për këtë rast janë në vazhdim e sipër”, thuhet në njoftim.

Mirëpo ngjarjet që lidhen me Rrecin kemi pasur edhe më herët, historia e tij e “errët” daton që në kohën kur Kosovën e qeveriste Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat